Politike

Takimi në Durrës, regjia e Ramës del ‘blof’, ja sa njerëz kishte në të vërtetë sot (VD)

Rama zhvilloi një takim në Durrës në kuadër të turit "Bashkia që duam". Videoja e siguruar nga Dosja.al tregon realitetin e pjesëmarrjes qytetare në këtë takim.

DURRËS- Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një takim në qytetin e Durrësit, në kuadrë të turit “Bashkia që duam”. (Lexo këtu)

Ashtu siç ndodh rëndom në takimet politike, gjithçka në televizion paraqitet e gatshme sipas regjisë së vetë partive, duke treguar ato që duan dhe siç ata kanë dëshirë. Kjo gjë çon në manipulimin e publikut dhe duke treguar atë që në realitet nuk është.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe sot me takimin e kryeministrit Rama në Durrës, ku nga pamjet e transmetuara me regji, dukej sikur sheshi i Durrësit ishte i mbushur përplot. Por e e vërteta rezulton ndryshe.

Dosja.al ka siguruar një video, në të cilën tregohet pjesëmarrja e vërtetë në këtë takim.

Nga ana tjetër Partia Demokratike shprehet se në këtë takim kishte pasur vetëm 6 autobusë nga Tirana.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment