Rajoni

Takimi për dialogun në Bruksel/ Vuçiç: Nuk është një ngjarje e madhe, pozitiv për çështjen që u diskutua

Për Vuçiç takimi i sotën në Bruksel nuk ka qenë ndonjë ngjarje e madhe, por megjithatë ai është mbetet pozitiv për bisedimet me delegacionin e Kosovës në Bruksel.
Featured image of article: Takimi për dialogun në Bruksel/ Vuçiç: Nuk është një ngjarje e madhe, pozitiv për çështjen që u diskutua Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

BRUKSEL-Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pas takimit në Bruksel për dialogun me Kosovën është shprehur se bisedimet e ditës së sotme nuk ishin ndonjë një ngjarje e madhe, por ai është shprehur pozitiv për çështjet që diskutuan.

Takimi ishte pozitiv për të dyja palët, në lidhje me çështjet që u diskutuan, sipas presidentit serb.

Gjithashtu Vuçiç u shpreh se dy palët harmonizuam qëndrimet mbi mekanizmin e kthimit të personave të humbur dhe të zhvendosur.

“Ekziston një komunitet i komunave serbe dhe kjo duhet të vazhdojë nga krerët e ekipeve negociuese më 17 shtator, dhe ne jemi përsëri në një nivel të lartë këtu në Bruksel më 28. Një temë tjetër është tema e pronave dhe kërkesat financiare që ne theksojmë ndaj njëri-tjetrit. Po vijnë temat më të vështira në tryezë. Prishtina do të miratojë një ligj mbi kthimin e personave të zhvendosur, i cili është një hap i rëndësishëm, megjithëse ne mbetemi të rezervuar për rezultatet në praktikë,” tha Vuçiq.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Para takimit u njoftua se në bazë të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, takimi do të trajtojë tre temat kryesore që janë: çështjet ekonomike, personat e zhdukur dhe  personat e shpërngulur.

Ndërkohë Vuçiç dhe Hoti dhanë edhe një deklaratë të përbashkët ditën e sotme, ku kërëkuan që prioritet të jetë integrimi në BE dhe dyfishimi i përpjekjeve për dialogun.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment