Showbiz

Takimi misterioz me Drejtorin e Top Channel, Agron Llakaj i tregon të gjitha: Blushi më bëri ofertë, por s’braktis kollaj

Aktori i humorit Agron Llakaj tha se takimi me Ben Blushin ishte për t'u rikthyer sërish në Top Channel.
Featured image of article: Takimi misterioz me Drejtorin e Top Channel, Agron Llakaj i tregon të gjitha: Blushi më bëri ofertë, por s’braktis kollaj Agron Llakaj dhe Ben Blushi

TIRANË– Aktori i humorit Agron Llakaj i ftuar tek “Treshat” ka folur për herë të parë lidhur me foton që i është shkrepur teksa drekonte me drejtorin e përgjithshëm të Top Channel, Ben Blushin.

Llakaj tha se takimi ishte bërë për shkak se Blushi i kishte bërë një ofertë për t’u rikthyer në Top Channel por ai nuk e kishte bërë pasi nuk mund të braktiste “Al Pazarin.”

Pjesë nga emisioni:

Bora Zemani: Kur ha drekë me Drejtorin e Top Channel flisni vetëm për punë apo në mënyrë shoqërore, se portalet i bëni lëmsh.

Agron Llakaj: Kam pirë një kafe jo drekë. Ishte një bisedë për ofertë për në Top Channel. Mbeti në kufinjtë e gjërave që diskutohen por nuk realizohen. Unë jam natyrë që në jetën time kam shëtitur dhe rendur shumë por të vetmen gjë që nuk e kam braktisur ka qënë familja. “Al Pazar” për mua ka qënë familje. Unë nuk braktis kollaj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment