Politike

Takimi me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviç/ Meta: Përfaqësim më përfshirës dhe të drejtë të shqiptarëve në institucione

Meta e përgëzoi Abazoviç për përparimin që ka shënuar Mali i Zi, veçanërisht sa i përket procesit të integrimit europian, aq jetik për të gjitha vendet e rajonit.
Featured image of article: Takimi me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Abazoviç/ Meta: Përfaqësim më përfshirës dhe të drejtë të shqiptarëve në institucione Dritan Abazoviç

TIRANË– Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Meta e përgëzoi Abazoviç për përparimin që ka shënuar Mali i Zi, veçanërisht sa i përket procesit të integrimit europian, aq jetik për të gjitha vendet e rajonit.

Meta shprehu dëshirën, që bashkëpunimi i mirë, që ekziston midis dy vendeve tona, të përshpejtohet dhe të thellohet më tej në të gjitha fushat, duke patur si objektiv parësor ndërlidhjen gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit. Meta apeloi për një përfaqësim më përfshirës dhe më të drejtë të shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale të Malit të Zi.

Gjatë takimit, Presidenti Meta i kushtoi vëmendje të veçantë disa projekteve konkrete në mbështetje të zonave ku banojnë shqiptarët, siç janë: hapja së shpejti e Pikës se Kalimit Kufitar në Grabon, mundësia e bashkëpunimit për hapjen e Pikës së Kalimit Kufitar Skejë – Zogaj, rindërtimi i i shkollës së djegur në fshatit Dacaj në Rozhajë, ura mbi lumin “Buna”, që do të lidhte Velipojën me Shtojin, përmirësimi i infrastrukturës rrugore në Plavë dhe Guci, konkretisht rregullimi i rrugës për në fshatin Hot në Plavë, hapja e disa pikave kufitare në këtë zonë si edhe në Ulqin, rregullimi i çështjes se shtetësive të shtetasve shqiptare të martuara në Mal të Zi, si dhe punësimi i shqiptarëve në institucionet qendrore dhe lokale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Zv.kryeministri me origjinë shqiptare i Malit të Zi vizitë zyrtare në Tiranë! Rama: Ramë dakord në çdo pikë! Abazoviç takime edhe me Metën e Bashën, të fundit lë Durrësin: Do shkoj tek ulqinakët e mi!

(a.b)/dosja.al

Shto Koment