Rajoni

Takimi me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë/ Thaçi: E mirëpres, jemi mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Presidenti Thaçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka mirëpritur takimin mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA, lajm ky që është bërë me dije nga i dërguari i Trump, Richard Grenell.
Featured image of article: Takimi me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë/ Thaçi: E mirëpres, jemi mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës

KOSOVË- Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi ka deklaruar se mirëpret takimin mes Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë mirëpres takimin e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë për negociatat midis Kosovë dhe Serbisë. Ne jemi mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.”-u shpreh Thaçi.

Komenti i Thaçit vjen pas deklaratës të të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili tha se udhëheqësit e dy vendeve  do të takohen më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky është takimi i dytë që  është organizuar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për këtë dialog. Ndërsa, kryeministri Hoti ka theksuar se do ulet në tavolinë me Vuçiçin vetëm për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

J.V/A.C/Dosja.al

Shto Koment