Politike

Takimi me Ramën, Hajdari: S’u mor asnjë vendim gjatë mbledhjes por nuk tërhiqemi. Do i imponohemi maxhorancës për lista të hapura

VIDEO
Hajdari ka thënë se opozita në Kuvend do të kushtëzojë vendimmarrjen në Kuvend.
Featured image of article: Takimi me Ramën, Hajdari: S’u mor asnjë vendim gjatë mbledhjes por nuk tërhiqemi. Do i imponohemi maxhorancës për lista të hapura Rudina Hajdari

TIRANË- Deputetja Rudina Hajdari ka folur pas takimit me Kryeministrin Edi Rama. Në një deklaratë për mediat pas takimit, Hajdari ka thënë se opozita në Kuvend do të kushtëzojë vendimmarrjen në Kuvend. Deputetja më tej shtoi se ata do luftojnë deri në fund për lista të hapura dhe do i imponohen maxhornacë, pasi ajo nuk i ka vota.

“Nuk tërhiqemi nga kjo kërkesë, do ja bëjmë të qartë Ramës se ne do i qëndrojmë tek kërkesat tona. Ne mendojmë se listat e hapura janë të domosdoshme për Shqipërinë. Ne kërkojmë që të kemi zgjedhje me stadnarde me cilësi, duhet me patjetër ta realizojmë. Nëse Rama ka zgjedhur të shkojqë me opozitën jashtëparlamentare ai po tradhton popullin”, u shpreh Hajdari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej deputetja ka thënë se mund të ketë dhe rrjedhje votash nga opozita, pasi ndonjë prej kolegëve të saj mund të ndryshojë mendim. “Ka presione nga të gjitha anët, ka dhe deputetë që mund të ndryshojnë mendimin dhe të votojnë për marrëveshjen e Ramës me opozitë jashtëparlamentare. Por unë si deputete nuk tërhiqem”, tha ajo.

Deklarata vjen pas takimit që Rama ka zhvilluar me opozitën parlamentare. Rama pas takimit është shprehur se nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe u bëri thirje dy opozitave që të bëjnë lëshimet e tyre dhe të kapërcejnë pengesat. Kryeministri tha se PS është gati të diskutojë dhe për hapjen e listave, por kërkoi që gjithçka të miratohej me konsensus. Mos arritjen e marrëveshjen e konfirmoi dhe Murrizi e Hajdari, të cilët u shprehën pas takimit se nuk do tërhiqen nga asnjë kërkesë e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment