
KOSOVË-Ish-trajneri i Arsenal Arsene Wenger prej kohësh nuk është më në aktivitet dhe ende nuk dihet nëse francezi do të vazhdojë punën si trajner në ndonjë skuadër.
Disa kohë më parë qarkulloi lajmi se presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi pati një takim me 71-vjeçarin, ku menjëherë u përfol se do të ishte trajneri i ardhshëm i përfaqësueses.
Megjithatë duket se ky takim ka qenë miqësor dhe nuk ka pasur bisedime për të marrë drejtimin e Kosovës.Kjo është konfirmuar nga vetë Wenger, i cili për “Indeksonline” i pyetur në lidhje më këto zëra është shprehur: “Jo, më falni. Ishte një takim miqësor.”
E.Ç (Dosja.al)