Politike

Takimi me opozitën, Rama i prerë: S’arritëm marrëveshje, duhet një tryezë trepalëshe. Ne jemi gati të flasim dhe për hapjen e listave

VIDEO
Rama tha se nuk është arritur asnjë marrëveshje me opozitën e re.
Featured image of article: Takimi me opozitën, Rama i prerë: S’arritëm marrëveshje, duhet një tryezë trepalëshe. Ne jemi gati të flasim dhe për hapjen e listave Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me opozitën. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se nuk është arritur asnjë marrëveshje me opozitën e re. Ai tha se duhet të arrihet një konsensus trepalësh, maxhoranca dhe dy opozitat.

E gjetët gjuhën e përbashkët me opozitën?

 Jo. Jo sepse kemi një konflikt në themel për shkak të marrëveshjes me opozitën jashtë paralmentare. Ne jemi gati të diskutojmë për hapjen e listave, jemi gati të arrijmë një një konsensus treplaësh. Në një konsensus trepalësh, të gjithë duhet të lësojnë diçka dhe nuk mund të marrin të gjitha. Ne kemi një maxhorancë të gjerë në Kuvend, ne nuk do të angazhohemi për kapjen e një vote këtu e një vote atje. Unë nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë dhe këta që janë brenda, unë i respektoj të gjithë. Sot është e vërtetë që shumica do të ketë më shumë zë në proces dhe nuk duan të zgjedhin vetëm një program dhe një parti, por të zgjehdin dhe për një kandidat. Ne jemi PS dhe e kemi për detyrë që të jemi pasqyrë ku reflektohen dëshirat e njerëzve. Ne jemi gati të zgjerojmë aleancën me njërëzit, por marrëveshja është një pengesë e madhe për anën tjetër, për deputetët aktual të opozitës. Ata duhet të kapërcejnë këtë pengesë, unë jam me ta për shumë çështje. Miqtë e opozitës parlamentare duhet të bien dakord dhe me opozitën jashtëparlamentare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Listat e hapura?

Është një çështje ekskluzive e Kuvendit të Shqipërisë.

Deklarata vjen pas takimit që Rama ka zhvilluar me opozitën parlamentare. Rama pas takimit është shprehur se nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe u bëri thirje dy opozitave që të bëjnë lëshimet e tyre dhe të kapërcejnë pengesat. Kryeministri tha se PS është gati të diskutojë dhe për hapjen e listave, por kërkoi që gjithçka të miratohej me konsensus. Mos arritjen e marrëveshjen e konfirmoi dhe Murrizi e Hajdari, të cilët u shprehën pas takimit se nuk do tërhiqen nga asnjë kërkesë e tyre.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment