Politike

Takimi me operatorët e hoteleri-turizmit, Basha u prezanton planin e PD: Do ta shndërrojmë turizmin në gjenerator të madh të zhvillimit ekonomik dhe punësimit

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me operatorët e hoteleri-turizmit, ku dëgjoi më nga afër problemet e tyre. Gjithashtu Basha u prezantoi atyre ofertën ekonomike të PD, kur kjo forcë të vijë në pushtet.
Featured image of article: Takimi me operatorët e hoteleri-turizmit, Basha u prezanton planin e PD: Do ta shndërrojmë turizmin në gjenerator të madh të zhvillimit ekonomik dhe punësimit Lulzim Basha

TIRANË – Kryedemokrati Lulzim Basha u takua sot me përfaqësues të shoqatave kryesore të turizmit, ku u njoh më nga afër me shqetësimet e tyre. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha ka treguar detaje nga takimi. Sipas kreut të PD, problemeve të tyre i është shtuar edhe mbyllja e kufijve për shkak të pandemisë, çka ka bërë që të anulohen prenotimet e korrikut.

Kreu i PD ka akuzuar kryeministrin e Edi Rama, se premtimet për shtyrjen e tatim-fitimit dhe kredive për këtë sektor, nuk u zbatuan. Basha u premtoi operatorëve të turizmit, se do ta shndërroj turizmin në një gjenerator të madh të ekonomisë, duke aplikuar taksën e sheshtë 9%, heqjen e taksës për karburantit, dhe vendosjen e moratoriumit 1-vjeçar për të gjitha inspektoriatet.

Postimi i Bashës

Problematikat e turizmit, si një nga sektorët e prekur më së shumti nga kriza ekonomike dhe pandemia, ishin temat qëndrore për të cilat bashkëbisedova me drejtuesit e shoqatave kryesore të turizmit dhe hotelerisë në Shqipëri. Me natyrën e mrekullueshme dhe mundësitë për ta bërë turizmin shqiptar konkurrues në rajon, është e trishtueshme të dëgjosh se pjesa më e madhe e operatorëve turistikë që operojnë në Shqipëri po shkon drejt mbylljes. Problemeve të përvitshme të taksave të larta apo mungesës së infrastrukturës, këtë vit i është shtuar dhe pandemia. Operatorët kryesorë turistikë shprehën shqetësimin për mbylljen e kufijve për Shqipërinë, çfarë ka bërë që të anullohen edhe prenotimet e bëra për muajin korrik.Zero strategji mbështetëse për këtë sektor nga qeveria, zero strategji dalëse nga pandemia. Kjo e ka bërë situatën edhe më të rëndë dhe që po vazhdon të rëndohet çdo ditë. Ndonëse u premtua shtyrja e tatim-fitimit, operatorët thanë se në sistem vazhdojnë edhe kamatë-vonesat. Shtyrja e kredive nuk u zbatua por ato u ristrukturuan. Marrja e kredive u bë e pamundur për shumë biznese edhe pse sipas tyre kreditë nuk janë zgjidhje, pasi shumë prej tyre kanë dhe kredi të tjera të marrë më herët dhe që në mungesë të punës e kanë të pamundur për t’i shlyer. Kjo situatë duhet të marrë fund sa me shpejt sepse ndryshe, do të ketë efekt shkatërrimtar për ekonominë dhe papunësinë e në veçanti për mbi 200 mijë qytetarë, që sot e kanë të lidhur punën dhe mbijetesën direkt me sektorin e turizmit. Asnjë zgjidhje nuk ka vlerë nëse nuk hartohet në bashkëpunim me të zotët e punës. Ne nuk premtojmë mrekulli, por një qeverisje normale, që dëgjon, dialogon dhe bashkëpunon. Për zgjidhje dhe politika të hartuara, duke dëgjuar sipërmarrjen dhe punëmarrësit dhe jo duke dëgjuar e punuar për 5 oligarkë. Me një plan të qartë, me prioritete të mbështetura nga politika fiskale, investime dhe fonde, ne do ta shndërrojmë turizmin në gjenerator të madh të zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Ne do të vendosim taksën e sheshtë 9 % dhe do të heqim “taksën Rama” për karburantin. Do të vendosim moratorium 1 vjeçar për të gjitha inspektoriatet dhe do të ndërtojmë një kuadër ligjor me standarte europiane, për një model europian inspektimi, me zyrtarë që i shërbejnë ligjit dhe jo që sillen si bandë gjobëvënësish. Paratë që sot mbushin xhepat e oligarkëve dhe qeveritarëve të lidhur me ta, do të shkojnë për investime dhe prioritete kombëtare që ndihmojnë ekonominë, punësimin dhe mirëqenien e të gjithë shqiptarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjatë bisedës së tij me operatorët e hoteleri-turizmit, Basha theksoi, se të gjitha paratë publike gjatë qeverisjes së tij, do të jenë në funksion të nxitjes së ekonomisë dhe do të destinohen për të mbështetur politikat fiskale dhe investimet publike.

Sistemi i taksimit që kam parashtruar me uljen çmimit të karburantit, uljen e kontributeve shoqërore, e kthen Shqipërinë në vend konkurues në rajon. Të gjithë paratë publike do të jenë në funksion të nxitjes së ekonomisë. Qëllimi kryesor është stabilizimi i ekonomisë. Përmirësimi i klimës së biznesit, duke i hequr nga qafa taksidarët. Thjeshtimi i sistemit fiskal dhe transparenca për shpenzimet publike Të gjitha paratë do destinohen për të mbështetur politikat fiskale dhe investimet publike. Nesër në qeverisje do kërkojmë edhe konsensusin tuaj“, tha Basha.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment