Politike

Takimi me ministrin e jashtëm të Italisë, Di Maio, Basha: Mora zotimin se Italia do të ndihmojë Shqipërinë për sigurimin e vaksinës anti-COVID

Basha përsërit faktin se ka dakordësuar me Di Maion, ndihmën e qeverisë italiane për të siguruar vaksinën edhe në Shqipëri. 
Featured image of article: Takimi me ministrin e jashtëm të Italisë, Di Maio, Basha: Mora zotimin se Italia do të ndihmojë Shqipërinë për sigurimin e vaksinës anti-COVID

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar pamje nga takimi që zhvilloi dje me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Në një postim në rrjetet sociale, Basha përsërit faktin se ka dakordësuar me Di Maion, ndihmën e qeverisë italiane për të siguruar vaksinën edhe në Shqipëri.

POSTIMI I PLOTË I BASHËS DHE PAMJET: 

Kënaqësi të prisja dje një mik të nderuar, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi di Maio. Ne diskutuam situatën kritike të pandemisë në Shqipëri për shkak të keqmenaxhimit nga qeveria shqiptare. Kërkova ndihmë nga miqtë e çmuar italianë për sigurimin e vaksinës anticovid, dhe mora zotimin e ministrit Di Maio se Italia do të ndihmojë me vaksinimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Diskutuam për procesin e integrimit europian, për ngadalësimin e tij nga mospërmbushja e kushteve. Ministri Di Maio shprehu interes të lartë për vitin e ardhshëm zgjedhor në Shqipëri. Ndava shqetësimin për ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor dhe domosdoshmërinë që qeveria shqiptare të marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ne shprehëm angazhimin tonë për të konsoliduar më tej marrëdhëniet midis dy vendeve. Aleanca midis Shqipërisë dhe Italisë do të mbetet gjithmonë e fortë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment