LIVE UPDATES
Politike

Takimi me Merkel, Rama me ‘krahë të ngrohta’: Ndihmë në procesin e rindërtimit dhe çeljen e negociatave. Në shkurt ni

27 Janar 2020, 16:00 Nga DOSJA
Takimi me Merkel, Rama me ‘krahë të ngrohta’: Ndihmë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh pozitiv pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel. Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, Rama u shpreh se Gjermania do ta ndihmojë Shqipërinë në lidhje me procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe në lidhje me çeljen e negociatave dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama u shpreh pozitiv edhe për bashkëpunimin rajonal. Ndër të tjera kryeministri theksoi se kishte marrë ‘bekimin’ e Merkel në lidhje me ligjin e hartuar kundër krimit të organizuar, të njohur ndryshe si KÇK. Rama shtoi gjithashtu, se në muajin shkurt do të vijë një ekip nga Gjemania për të bërë të mundur kërkesën që kanë të gjithë shqiptarët në lidhje me njohjen e patentave në Gjermani.

Përshëndetje, duke u kthyer nga Berlini dua t’ju informoj se takimi me kancelaren ishte pozitv. Jo sepse kjo fjalë duhet thënë në këtë rast, por sepse qoftë në temën që ishte shtysa ime kryesore për t’i kërkuar kancelares këtë takim, pra rindërtimi pas katastrofës së 26 nëntorit, qoftë në temën e integrimit europian në funksion të çeljes së negociatave që kancelarja e diskutoi gjerësisht me mua dhe qoftë në temën e saj të preferuar, bashkëpunimi dhe integrimi rajonal në kuadrin e përgjithshëm të krijuar nga procesi i Berlinit, takimi ishte shumë domehtënës. Së pari lidhur me rindërtimin, kancelarja u shpreh se Gjermania  do të marrë patjetër pjesën që i  takon, qoftë për Konferencën e Donatorëve apo edhe më tutje. Kjo sepse e dimë fare mirë që konferenca do të ndihmojë, por nuk mund të përmbushë të gjitha nevojat e rindërtimit. Kancelarja u informua dhe  më dha disa këshilla shumë të vlefshme. U angazhua duke bërë të sajën në mënyrë që konferenca të jetë një sukses, nga ana tjetër duke qenë një person shumë i dhënë, kancelarja mori çdo detaj nga plani ynë i financimit të brendshëm për rindëritmin si dhe dëgjoi çdo gjë.       

Duke qenë një person shumë i dhënë si askush që kam njohur, ndaj shifrave, mori çdo detaj mbi planin e financimit të brendshëm dhe dëgjoi idetë që ne po përpunojmë gjatë kësaj periudhe për t’i lancuar si masa shtesë financimi pas Konferencës së Donatorëve ku do të kemi një pasqyrë më të qartë. U shpreh pozitive për idetë dhe na dha sugjerime të dobishme duke na ofruar ndihmë teknike për strukturimin e tyre. Së dyti, lidhur me integrimin, kancelarja jo vetëm e rikonfirmoi pozicionin e fundvitit të shkuar, por edhe më konfirmoi se Gjermania do të përpiqet për hapjen e negociatave në muajin Mars, gjë që e dëgjuat, e tha edhe në konferencë, qoftë me Shqipërinë apo edhe Mqedoninë e Veriut. Ajo shpjegoi se nuk është e pamundur, por nuk mund të konsiderohet dicka e lehtë, derisa debati i brendshëm për metodologjinë e re nuk ka përfunduar ende dhe njëkohësisht duhet punuar deri në ditën e fundit për të mos ulur ritmin e punës me reformat dhe për të vijuar rezultate domethënënse. Pastrimi i drejtësisë nga të korruptuarit dhe së fundmi krijimi i SPAK-ut janë rezultate kuptimplota që japin shpresë në Shqipëri. Po ashtu, ajo u shpreh shumë pozitivisht për ligjin special kundër krimit të organizuar dhe amendamentet speciale anti KCK që do të hyjnë në fuqi në ditët e ardhshme pas konsultimeve përfundimtare me ekspertët ndërkombëtarë.

Lidhur me temën e rajonit, kancelarja e përsëriti qëndrimin e saj të nismës sonë për shengenin rajonal dhe u interesua në detaje për ecurinë dhe kundërshtitë e kësaj nisme duke iu referuar hapave të fundit mes Beogradit dhe Prishtinës për linjën ajrore dhe hekurudhore. Ishim plotësisht në një mendje që këto rezultate duhet t’u shërbejnë të gjithëve për të kuptuar se fryma e procesit të Berlinit dhe hedhja e hapave konkretë në përkthimin e kësaj fryme në vendime të ërbashkëta për lehtësimin e lirisë së njerëzve, mallrave dhe shërbimeve e kapitaleve në rajoninë tonë janë rruga e vetme drejt të ardhmes euroopiane.  BE-ja dhe KE-ja do të mbështesin edhe konkretisht nga pikëpamja financiare këtë bashkëpunim rajonal ç’ka e dëgjuam edhe nga presidenti i Këshillit Europian, Charl Michel.

Dhe së fundmi fare duke qenë se shumë miq këtu në faqe më kërkuan të ngre çështjen e njohjes së patentave në Gjermani, dua t’u jap lajmin e mirë se në shkurt vjen në Tiranë një ekip i Ministrisë së Transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për Berlinin zyrtar lidhur me këtë proces dhe kërkesë. Kjo është një kërkesë në fakt e kahershme, dhe Shqipëria e ka bërë prej kohësh, por duke qenë se mikun në Berlin e kemi më të fortë se kurrë dhe unë kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundi. Ju përshëndes që të gjithëve nga Berlini para se të nisemi për në Tiranë duke besuar se askush, asnjëherë nuk do të jetë vetëm në hallin e tij duke nisur edhe ata ndër ne, të hallit të kthimit në shtëpi pas tërmetit,”- u shpreh kryeministri Edi Rama.

 Kjo deklaratë vjen pasi Rama e Merkel  zhvilluan në Berlin, ku shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në kuadër të një vizite zyrtare, për të bërë thirrje për ndihmë nga Gjermania për Konferencën e Donatorëve, që do të zhvillohet në Bruksel më 14 shkurt.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkle edi rama konferenca e donatorëve të europës rama ne gjermani angela merkle edi rama konferenca e donatorëve të europës rama ne gjermani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni