Rajoni

Takimi me liderin e Mitrovicës Jugore një ditë pas kërcënimit, Kurti “blindohet” nga forcat e sigurisë

Albin Kurti po zhvillon ditën e sotme një takim me drejtuesit e Mitrovicë Jugore. Ai është shoqëruar nga forca të shumta sigurie për shkak të kërcënimeve që ai pretendon se ka marrë.
Featured image of article: Takimi me liderin e Mitrovicës Jugore një ditë pas kërcënimit, Kurti “blindohet” nga forcat e sigurisë Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet sot për një vizitë në Mitrovicë, ku është takuar me kryetarin e Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri. Ai është shoqëruar nga Ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari dhe Ministri i Financave, Besnik Bislimi. Për shkak të pretendimeve se është kërcënuar, për sigurinë e Kurtit, u angazhuan një numër i madh autoritetesh të sigurisë dhe një Njësit Special.

Takimi po zhvillohet në një restorant në Parkun Industrial të Mitrovicës, shkruan “Gazeta Express”. Ambjenti ndërkohë është bllokuar nga autoritetet, të cilët nuk lejon askënd që të futet pa autorizim. Një ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se ka marrë një kërcënim, i cili sipas tij nuk është kërcënim ndaj tij, por ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi dhe gjyqtarit Nexhmi Rexhepi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment