Politike

Takimi me Komisionin e Venecias, Lleshaj: Zgjedhjet ishin të rregullta, shqiptarë s’u bënë pjesë e dhunës

Ministri shton më tej se gjatë takimit ka theksuar se zgjedhjet e 30 qershorit janë zhvilluar pa problematike pasi shqiptarët nuk kanë rënë pre e skenarëve të dhunës.
Featured image of article: Takimi me Komisionin e Venecias, Lleshaj: Zgjedhjet ishin të rregullta, shqiptarë s’u bënë pjesë e dhunës

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pritur ditën e sotme në një takim delegacionin e Komisionit të Venecias që ndodhen në një vizitë dy ditore në Shqipëri. Në një status në rrjetet sociale, Lleshaj shkruan se takimi ishte mjaft profesional dhe me shumë përmbajtje.

Ministri shton më tej se gjatë takimit ka theksuar se zgjedhjet e 30 qershorit janë zhvilluar pa problematike pasi shqiptarët nuk kanë rënë pre e skenarëve të dhunës.

Sipas Leshajt ky vit qenë i ngarkuar me ngjarje ta pazakonta, duke kulmuar në përpjekjet e opozitës për të cenuar të drejtën e zgjedhjeve demokratike në vend.

Sot pata nderin dhe përgjegjësinë për të shprehur përpara një delegacioni të Komisionit të Venecias vlerësimet e mija lidhur me zhvillimet politike të këtij viti të ngarkuar me ngjarje të pazakonta, që kulmuan me përpjekjet e shumëfishta për të cenuar të drejtën e zgjedhjeve demokratike në vend.

Theksova se përpjekjet e dhunshme për destabilizim, nuk arritën të shndërrohen në ndonjë kërcënim serioz për sigurinë e vendit, falë pjekurisë së qytetarëve shqiptarë, që nuk u bënë pjesë e skenarëve të dhunës dhe e profesionalizmit të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.

Ishin pikërisht këta faktorë, të cilët mundësuan që zgjedhjet vendore të zhvilloheshin rregullisht dhe që skenarët apokaliptikë, të imagjinuar apo të dëshiruar, nuk u bënë realitet dhe që Shqipëria të mos binte në një qerthull të rrezikshëm destabiliteti.

Takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias ishte mjaft profesional dhe me shumë përmbajtje,”- shkruan Lleshaj.

Presidenti Ilir Meta dha llogari dje për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit.

Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.Vetë demokratët deklaruan për Dosja.al se nuk kanë qenë në dijeni informacionit për djegien e Kuvendit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment