Politike

Takimi me Komisioneren e BE për Punët e Brendshme, Basha: E njoha me situatën e korrupsionit në vend! Do bëjmë të mundur anëtarësimin e vendit në BE

VIDEO
Basha ka zhvilluar sot një takim me Komisioneren e BE për Punët e Brendshme Ylva Johansson, ku më pas pati dhe një komunikim me gazetarët.
Featured image of article: Takimi me Komisioneren e BE për Punët e Brendshme, Basha: E njoha me situatën e korrupsionit në vend! Do bëjmë të mundur anëtarësimin e vendit në BE Lulzim Basha

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me Komisioneren e BE për Punët e Brendshme Ylva Johansson, ku më pas pati dhe një komunikim me gazetarët.

Basha tha se e ka njohur komisioneren me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që po ndodh në vend. Më tej kryedemokrati tha se e njohu dhe me planin antimafia. Basha shtoi se është detyra e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit qe do çojë drejt plotësimit të kushteve që shqiptarët të përfitojnë të mira të tjera.

DEKLARATA:

Komisionerja erdhi në këtë takim në një kohë sfidash të ajshtëzakonshme për BE dhe Shqipërinë. E njoha komisioneren me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për shkak të mungesës së të cilave vendi ka ngelur në vendnumëro.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E njoha dhe me planin antimafia. Me Komisionerin e punëve të Brendshme kam bashkëpunuar ngushtësisht kur hoqëm vizat për qyetetartë dhe kujtuam kushtet që çuan në reformat dhe reformat që çuan tek të mirat që gëzojnë shqiptarët.

Sollëm diçka të paimagjinueshme që shqiptarët lëvizin pa viza. Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit qe do çojë drejt plotësimit të kushteve që shqiptarët të përfitojnë të mira të tjera. Angazhimi që do të sjellë një përmirësim real”, tha Basha.


Komisionerja Johansson në Shqipëri! Takohet me Bashën dhe Metën, mesazhi për partitë politike: Merrni përgjegjësi për integritetin e kandidatëve

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment