Aktualitet

Takimi me “kokat” e prokurorive të Fierit e Vlorës, Ibrahimi u lë porositë: Veproni me përgjegjësi, qytetarët s’duhet të mendojnë se disa janë mbi ligjin

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me drejtuesit e prokurorive të Vlorës dhe Fierit. Ibrahimi ka kërkuar që të veprojnë me përgjegjshmëri në raport me publikun, pasi qytetarët nuk duhet të mendojnë se disa janë mbi ligjin.
Featured image of article: Takimi me “kokat” e prokurorive të Fierit e Vlorës, Ibrahimi u lë porositë: Veproni me përgjegjësi, qytetarët s’duhet të mendojnë se disa janë mbi ligjin Gent Ibrahimi

TIRANË -Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i dha disa pororsi kryeprokurorëve të Vlorës dhe Fierit gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme. Ibrahimaj i porositi që të jenë më të përgjegjshëm në raport me publikun. Sipas ti, kjo është e vetmja mënyrë, që qytetarët të mos kenë dyshime në denoncimet që bëjnë.

“Prokuroria përfaqëson interesat e shtetit në procese penale, ndaj dhe në këtë prizëm prokurorët duhet të kenë parasysh se me qëndrimin dhe veprimtarinë e tyre përfaqësojnë dhe duhet të mbrojnë interesin publik. Vetëm duke mbrojtur këtë interes, do të rritet besueshmëria e publikut, por edhe imazhi i prokurorëve në sytë e çdokujt. Reforma në drejtësi, Vettingu si një proces kyç, pavarësisht ngadalësimeve dhe të metave që mund të evidentohen gjatë rrugës, duhet të pasohet pikërisht nga ndjenja e përgjegjësisë në raport me publikun, shtetin e së drejtës, dhe ndëshkueshmërisë, bazuar në prova dhe fakte. Kjo është mënyra e duhur që nesër qytetarët të mos kenë dyshime në denoncimet që bëjnë, apo që të vijojë ideja se disa janë mbi ligjin dhe për rrjedhojë s’mund të preken. Jeni në anën e duhur për sa kohë publiku do të ketë besim tek ju” u shpreh kreu i KLP.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kreu i KLP u takua ditën e djeshme me “kokat” e prokurorive të Fierit dhe Vlorës, respektivisht, Violeta Shkurta dhe Erion Çela. Gjatë takimit, Ibrahimi kërkoi bashkëpunim më të ngushte me prokurorët, për të përmirësuar punën e tyre.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment