SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës ka kërkuar mbështetje për trysnimin e Serbisë, duke nënkuptuar homologun e tij, Edi Rama. Në një konferencë për mediat, menjëherë pas takimit “kokë më kokë” me kancelaren gjermane Angela Merkel, Kurti doli para mediave duke u shprehur se ndaj tij nuk ishte ushtruar asnjë farë presioni për t’ju bashkuar nismës “Open Ballkan”.
Sipas tij, në çdo takim që bëhet në të mirë të kompromisit mes vendeve, zyrtarë nga Bashkimi Europian duhet që të jenë prezentë, ndërsa kërkoi më shumë presion ndaj Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Këtë kërkesë e kishte indirekt edhe për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por pa e përmendur me emër tha se çdo shqiptar e kishte për detyrë që të ndihmonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe jo në mirëkuptimin e Serbisë. Megjithëse lëshoi një deklaratë të fortë ndaj Ramës, shtoi se kishtë marrëdhënie të mira me të, madje aq sa e kishte takuar edhe në Dhërmi (vend ku u pa të pushonte Rama).
INTERVISTA E KURTIT PARA MEDIAVE:
Kurti: Në bisedat që pata unë theksova se nuk duhet të ketë fonde europiane pa vlera europiane. Fondet duhet që të paraprihen dhe shoqërohen me vlerat e BE. Theksova se ka 4 elementë që të ketë paqje të qëndrueshme dhe stabilitet afatgjatë në rrugëtimin europian. Ato janë: sundimi i ligjit, demokratizimi, ballafaqimi me të kaluarën, reciprociteti i të drejtave të pakicave kombëtare në kundërshti me hegjemonitë nacionaliste në Ballkan. Sa i përket raportove të Kosovës me Serbinë, janë dy shtete që zhvillojnë dialog me statusin e marrëdhënieve. Statusi ynë nuk është i diskutueshëm. Nuk kthehemi dot para vitit 2008. Deri në vitin 2012 pavarësia jonë nuk ishte e plotë, duke qënë se vendi ynë ishte i mbikqyrur ndërkombëtarisht. Pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë kemi stabilitet. Tre kandidatët e parë sot drejtojnë tre institucione. Kështu stabiliteti nuk e kemi pasur që kur shpallëm pavarësinë. Po përkthehet edhe në efekte pozitive ekonomike. Ne jemi për marrëdhënie të mira por nuk e kompensojmë dot as me shtetësi dhe as me territor. Duke e ritheksuar se krimet e kryera nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi për to. Para tre javësh, Vuçiç mohoi masakrën.
Çfarë iu kërkoi Merkel?
Kurti: Ne shpjeguam qendrimin tonë, u interesua për mbarëvatjen e dialogut në Bruksel ku ndërmjetësues është Lajçak. Ka një proces në Bruksel që zhvillohet, por ka mospajtime të thella. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës i dëgjoj dhe përgjigjem. Por ankesat e Serbisë për humbjet që i ka pësuar si shtet i padrejtë që i ka pasur si shtet i padrejtë nuk i kompensoj dot.
Sulmi i Ramës, keni një koment? Kur qeveria do ta vendosë reciproritetin me Serbinë?
Kurti: Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet. A e keni pyetur? *s’ma dha radhën. Procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin europian nuk ka nevojë për variante të tjera. Ballkani është së paku 12 shteti. Perëndimori ka Procesin e Berlinit. Pasnesër kemi takim me qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Inciativat e mira nuk besojmë që të jenë pa BE brenda. Dallimi mes tyre është që tek e dyta nuk e kemi Bashkimin Europian. Kosova është shtet i pavarur duhet të angazhohemi ta kërkojmë njohjen e saj. Dhe jo të shprehim mirëkuptim ndaj Serbisë për mosnjohjen e Kosovës.
Marrëdhënia me Ramën duke patur parasysh kundërshtinë e madhe?
Kurti: Do të kemi takim edhe me qeverinë e Shqipërisë, por nuk është formuar ende. Do të takohemi menjëherë. Kemi panumër gjëra që na afrojnë dhe na bashkojmë. Por pyetjet bëhen për ato që na ndajnë.
Merkel për OpenBallkan?
Kurti: Gjatë takimit që patëm e falenderova për rolin e saj gjatë 16 viteve që është marrë me rajonin dhe me Kosovën. Gjermania është shtyllë politike dhe ekonomike e BE. Është vendi ku e kemi mërgatën më të madhe. Merkel nuk më kërkoi që të përfshihem. Ne jemi sovran i përfaqësojmë popullin dhe natyrisht që bashkëpunimi të jetë në përputhje me interesat tona. Ne nuk e konsiderojmë me një Serbi që s’na njeh krimet dhe pavarësinë. Duhet të ndryshojë Serbia dhe jo Kosova. Nuk duhet trysni mbi Kosovën. Por Serbinë që i mohon krimet dhe nuk e njeh pavarësinë. Gjeneralët serbë që janë dënuar në Hagë, bëhen profesorë ligjërues në Akademinë Ushtarake. Presioni duhet të jetë mbi Serbinë, besoj që kjo është detyra jonë si shqiptarë. Paraardhësit kanë bërë kompromise. Kompromiset kanë qenë të gabuara. Një prej arsyeve që na kanë votuar ne qytetarët. Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën, jo Kosova. Paqe të qëndrueshme, siguri afatgjate ka në Ballkan kur Serbia ndryshon Kushtetutën dhe heq dorë nga Kosova. Duhet të ndryshohet Serbia, në krye të së cilës qëndron kryeministri që ka qenë ministër i Informacionit në kohën e Millosheviç. Unë kam qenë i burgosur politik, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca.
Kur keni folur për herë të fundit me kryeministrin?
Kurti: Në çdo konferencë dhe samit takohemi. Para 2 javësh ishim në Bled. Jemi takuar në Tiranë dhe në Dhërmi. Nuk biem dakord për Ballkanin e Hapur, ç’të bëjmë? Për gjëra të tjera jemi në komunikim dhe bashkëpunojmë.
A u diskutua për liberalizimin e vizave?
Kurti: E përmendi që në drekë se është e rëndësishme të ndodhë. Janë plotësuar 95 kritere. Ka pasur skepticizëm nga vendet e ulëta. Kjo është mënyra si funksionojnë së brendshmi. I kam shkruar letër të gjitha vendeve të Bashkimit Europian. Po pres përgjigjet e tyre.
Reciproriteti me Serbinë?
Kurti: Reciprorieti do të vendoset se nuk ka ndryshe. Po përgatitetmi që ta zbatojmë me sukses. Ne kur ta zbatojmë reciprocitetin dhe nuk do të guxojmë që të dështojmë. E kemi theksuar tek të drejtat e minoritetit. Shqiptarët në Presheve i ndryshojnë adresat, është spastrim etnik. Nuk kam thënë që do të hap arkivat e UÇK-së. Vend më transparent nuk ka. Arkivat duhet të hapen në Beograd. Është detyrë e shqiptarit që të bëjë trysni mbi Serbinë dhe jo mbi Kosovën.
Sot, kancelarja gjermane Angela Merkel ka zhvilluar vizitën e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë një konferencë për shtyp, Merkel përshëndeti nismën e Open Ballkan, por theksoi se Procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm në rolin e tij. Pas deklaratës së saj, edhe Rama ndryshoi “kah” duke u shprehur se njëra ishte pjellë e tjetrës. Ndërkohë që pas Ramës, Merkel është takuar edhe liderë të tjerë të rajonit.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gazetarët nga Kosova nuk i kanë kursyer ankesat ndaj kryeministrit Edi Rama, gjatë kohës së zhvillimit të konferecës për shtyp me kancelaren gjerma...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar për asnjë moment që të sulmojë homologun e tij, Albin Kurti për qëndimin që ky i fundit mban për “Open Ballan...
TIRANË– Kancelarja Angela Merkel ka lënë porosi për Bashkimin Europian që të mbajë fjalë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në konferencën e...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar pjellë të Procesit të Berlinit Ballkanin Perëndimor. Në konferencën e përbashkët me kancelaren Angela Merkel...
TIRANË– Kancelarja Angela Merkel u pyet se nëse do marrë rol si ndërmjetëse për iteresat e rajonit. Teksa ishte në një konferencë së bashku me kryeministri...
TIRANË– Kancelarja Angela Merkel ka deklaruar se Sebastian Kurtz, Emmanuel Macron e Ursula Von Der Leyen janë tre emrat që mund ta zëvendësojnë lehtësisht ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar nismën Ballkani i Hapur si pjesë të Procesit të Berlinit. Në konferencën e përbashkët me kancelaren Angela M...
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku po takohet me krerët e qeverive të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.K...
TIRANË– Kancelarja Angela Merkel nuk e quan dështim Procesin e Berlinit. Ajo u pyet nga gazetarët se si do të shkojë fati i kësaj nisme. Merkel tha se nuk ...
TIRANË– Kancelarja Angela Merkel u shpreh ditën e sotme se zemra e saj rreh për këtë rajon. Teksa ndodhej në një konferencë për mediat së bashku me kryemin...