LIVE UPDATES
Politike

10 Shkurt 2021, 11:24 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka pritur ditën e sotme Ministrin për Punët e Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Ivan Korcdok. Ministrja ka bërë të ditur se shteti sllovak ka dorëzuar fondin prej prej 30 mijë euro të qeverisë sllovake për një prej spitaleve COVID në Shqipëri.

Xhacka u shpreh se kjo vizitë është një konfirmim i mëtejshëm i marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Sllovakisë, si dhe të vullnetit të përbashkët për t‘i forcuar e intensifikuar më tej ato.

Ndër të tjera ajo tha se eshte arritur nje bashkëpunim shumë efikas dhe konstruktiv në arenën ndërkombëtare per marrëveshjen për Këshillin e Sigurimit të OKB, ku Sllovakia ka pranuar të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë për vitet 2022 – 2023 dhe Shqipëria kandidaturën sllovake për 2028 – 2029.


DEKLARATA:

Pata kënaqësinë të pres sot në Tiranë,Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, z. IvanKorčok, i cili viziton vendin tonë në kuadër të një turi rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor.I nderuar koleg,Dua t’ju falënderoj që zgjodhët të vizitonit Tiranën, sidomos duke pasur parasysh që kjo vizitë vjen në një kohë të vështirë për të gjithë ne, që jemi përfshirë në luftën kundër përhapjes së Covid-19.

Kjo vizitë është një konfirmim i mëtejshëm i marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Sllovakisë, si dhe të vullnetit të përbashkët për t‘i forcuar e intensifikuar më tej ato.

Ne tashmë kemi arritur një bashkëpunim shumë efikas dhe konstruktiv në arenën ndërkombëtare, ku dua të veçoj sidomos marrëveshjen për Këshillin e Sigurimit të OKB, ku Sllovakia ka pranuar të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë për vitet 2022 – 2023 dhe Shqipëria kandidaturën sllovake për 2028 – 2029.

Dhe përfitoj nga rasti për ta falënderuar kolegun Korčok për mbështetjen që Slovakia i dha Kryesimit të OSBE nga Shqipëria.

Një nga temat kryesore të diskutimit që patëm sot ishte sigurisht edhe integrimi Evropian i Shqipërisë dhe rajonit. Ne i jemi mirënjohës Sllovakisë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë zgjerimit të Unionit dhe proceseve integruese të Shqipërisë. Dhe gjej rastin ta përshëndes qasjen strategjike dhe parimore ndaj procesit të integrimit, që avokon Sllovakia dhe Ministri i Jashtëm, duke e parë integrimin si një çështje merite patjetër, por edhe si një çështje strategjike me impakt të drejtpërdrejtë në sigurinë e stabilitetin e rajonit dhe të vetë Bashkimit Evropian

Pas progresit të bërë nga vendi ynë në plotësimin e detyrimeve kryesore me fokus reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore, hapja e negociatave do të përbënte një vlerësim të merituar të Shqipërisë, e cila tashmë i ka plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Ndava po ashtu me kolegun kënaqësinë tonë me vlerësimin që i bëri Shqipërisë Indeksi i Demokracisë 2020 i Economist Intelligence Unit, duke e nxjerrë nga lista e regjimeve hibride dhe klasifikuar si një demokraci me të meta.

Ky është një lajm i mirë, që vjen pas reformave modernizuese dhe europianizuese, që ne kemi ndërmarrë në kuadër të procesit të integrimit dhe që merr një domethënie të posaçme, nëse kemi parasysh që vjen në një moment kur niveli i demokracisë në vendet e rajonit tonë ka pësuar një rënie të dukshme.

Por ky është po ashtu një zhvillim që tregon se çfarë fuqie transformuese ka për rajonin tonë objektivi i integrimit evropian dhe sa e rëndësishme është që ky objektiv të bëhet i prekshëm e i arritshëm dhe të mos bjerë viktimë e politikave të brendshme dhe vlerësimeve subjektive.

Ne e çmojmë shumë faktin që Sllovakia po angazhohet kaq seriozisht në rajonin tonë, në një moment kur vëmendja e shumë vendeve të tjera anëtare të BE, është fokusuar thuajse eksluzivisht në problemet e shkaktuara nga pandemia COVID 19.

E vlerësojmë po ashtu mbështetjen që Sllovakia i ka dhënë dialogut mes Kosovës e Serbisë. Natyrisht ne ndajmë qëndrime të kundërta përsa i përket statusit të Kosovës, por ndajmë një interes të përbashkët në konsolidimin e paqes dhe sigurisë dhe zhvillimin e rajonit. Për këtë arsye i kërkova kolegut tim të marrë në konsideratë mundësinë e lejimit të një zyre përfaqësimi të Kosovës në Bratislavë, çka do të shërbente jo vetëm për të rritur komunikimin mes dy vendeve, por edhe si një tregues i vullnetit të mirë dhe i mbështetjes së procesit aq të vështirë të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Jam e lumtur që me homologun Korčokndamë të njëjtin qëndrim lidhur me rëndësinë e intensifikimit të shkëmbimeve ekonomike të cilat kanë një potencial shumë të madh, por aktualisht nuk janë në nivelin që mund të ishin.

Theksuam se plotësimi i bazës ligjore, përmes nënshkrimit të shpejtë të Marrëveshjeve për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve si dhe për Shmangien e Taksimit të Dyfishtë do

të krijonte një mjedis tërheqës për investitorët e interesuar në të dy vendet.

Nëpërfundim, më lejoni të falënderoj homologun tim dhe nëpërmjet tij dhe Qeverinë sllovake për donacionin bujar, në vlerën 30.000 EURO, për një nga spitalet Covid në Shqipëri, në shenjë solidariteti në luftën ndaj pandemisë globale COVID 19.

Dhe përfitoj nga ky rast për t’ju shprehur edhe njëherë mirënjohjen ju dhe qeverisë tuaj, për solidaritetin dhe kontributin në rindërtimin e shkollave të prekura nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019.

Duke shpresuar që marrëdhëniet tona do të forcohen e intensifikohen më tej, nuk po marr më kohë, dhe po ia kaloj fjalën kolegut.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ivan korcdok olta xhacka ivan korcdok olta xhacka

Sondazh

Poll
Politike 10 Shkurt 2021, 11:04

LEZHË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka fajësuar qytetarët për përmbytjen e varrezave. Në një lidhje me Report TV, Ndreu tha se qytetarët kanë varre...

Politike 10 Shkurt 2021, 08:55

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme  planin e PD-së, për turizmin. Basha premtoi se do të dyfishojë kapacitetet...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni