Aktualitet

Takimi me gazetarët, Basha zbulon SMS: Basiri më dërgoi mesazh, është në prokurori ndaj s’vjen dot

Basha tha se Çollaku i ka dërguar një mesazh ku thotë se ndodhet në prokurori për shkak të një kanosjeje që i është bërë për shkak të detyrës.
Featured image of article: Takimi me gazetarët, Basha zbulon SMS: Basiri më dërgoi mesazh, është në prokurori ndaj s’vjen dot Lulzim Basha, kryetar i PD gjatë takimit me gazetarët

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha në takimin që ka zhvilluar sot me gazetarë dhe drejtuesë mediash, ka thënë se gazetari i Shijak Tv, Basir Çollaku ka munguar jo pa arsye në këtë takim.

Basha tha se Çollaku i ka dërguar një mesazh ku thotë se ndodhet në prokurori për shkak të një kanosjeje që i është bërë për shkak të detyrës.

“Mesazhi i dërguar nga Basir Çollaku është ky: Jam në prokurori për një kanosje që më është bërë. Pra mungon sepse është në prokurori për të bërë një kallëzim”-tha Basha.

Disa ditë më parë, gazetari Çollaku denoncoi se një telefonues anonim e kishte ofenduar dhe kërcënuar gjatë emisionit të mëngjesit në Report Tv. (Lexo këtu).

(F.g/dosja.al)

Shto Koment