Politike

Rama e Spiropali takohen me raportuesen e Shqipërisë në KE, ministrja: Folëm për anti-KÇK-në dhe Reformën në Drejtësi.

Spiropali në reagim shkruan se është diskutuar për Reformën në Drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe anti KÇK-në.
Featured image of article: Rama e Spiropali takohen me raportuesen e Shqipërisë në KE, ministrja: Folëm për anti-KÇK-në dhe Reformën në Drejtësi. Foto nga takimi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti Taulant Balla kanë zhvilluar sot një takim me eurodeputeten, Isabel Santo, e cila është raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Evropian. Pas takimit ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ajo që ka bërë publike disa foto dhe temat që janë diskutuar.

Foto nga takimi

Spiropali në reagim shkruan se është diskutuar për Reformën në Drejtësi, luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe antikKÇK-në.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Takim tejet konstruktiv mes eurodeputetes Isabel Santos, raportueses për Shqipërinë në Parlamentin Evropian dhe kryeministrit Rama. Shprehëm falenderimet tona më të ngrohta për solidaritetin, besimin dhe mbështetjen financiare të jashtëzakonshme nga komuniteti evropian në Konferencën e Donatorëve. Diskutuam mbi rezultatet konkrete që kemi arritur në pëmbushjen e prioriteteve kyçe: Reforma në Drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nismat e fundit ligjore si antiKÇK, e duke vijuar me rëndësinë e dialogut mbi reformën zgjedhore si dhe përgjegjësinë e lartë që ka qeveria për të qëndruar në lartësinë e sfidës së procesit të integrimit”, shkruan ministrja.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment