Politike

Takimi me delegacionin e Venecias, Balla: Procedura e fajësimit të Metës po ecën para

Në një postim në Twitter, Balla shprehet se procedura e fajësimit të Presidentit po ecën përpara në një rast të shkeljes së rëndë dhe arbitrare të Kushtetutës.
Featured image of article: Takimi me delegacionin e Venecias, Balla: Procedura e fajësimit të Metës po ecën para

TIRANË- Pas takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias, ka reaguar Taulant Balla, I cili ka falenderuar atë për kontributin e dhënë në Parlamentin shqiptar.

Në një postim në Twitter, Balla shprehet se procedura e fajësimit të Presidentit po ecën përpara në një rast të shkeljes së rëndë dhe arbitrare të Kushtetutës.

“Mirënjohës Komisionit të Venecias për gatishmërinë e tyre për të dhënë mendimin e saj në Parlamentin shqiptar. Një procedurë e fajësimit të Presidentit po ecën përpara në një rast të shkeljes së rëndë dhe arbitrare të Kushtetutës”, shkruan Balla.

Ndërkohë, më herët, delegacioni i Venecias e nisi ditën me takimin e ish-deputetëve Oerd Bylykbashi dhe Klajda Gjosha dhe kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. 

Presidenti Ilir Meta dha llogari dje për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë.Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.Vetë demokratët deklaruan për Dosja.al se nuk kanë qenë në dijeni informacionit për djegien e Kuvendit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment