Aktualitet

Takimi me Ardian Çapjan! Klodiana Lala tregon DETAJE nga biseda: Kishte dorën e paralizuar, pretendoi për politikanë të përfshirë

Klodiana Lala tregoi se 53-vjeçari kishte probleme me dorën, të cilën e kishte të paralizuar pas atentatit që iu bë pak kohë më parë. 
Featured image of article: Takimi me Ardian Çapjan! Klodiana Lala tregon DETAJE nga biseda: Kishte dorën e paralizuar, pretendoi për politikanë të përfshirë Klodiana Lala

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje lidhur me takimin që ajo ka pasur me Ardian Çapjan. I ftuar në emisionin “Opinion”, Lala ka treguar se Çapja i kishte mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se në atentatet ndaj tij, kishte gisht edhe politika. 

Lala tregoi se 53-vjeçari kishte probleme me dorën, të cilën e kishte të paralizuar pas atentatit që iu bë pak kohë më parë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I kam shkuar në banesë Ardian Çapjas, me leje sigurisht. Pas atentatit. Nuk pranoi të fliste. Tha kam vendosur që të përballem me drejtësinë. Kishte dorën e mpirë/paralizuar nga plumbi që kishte marrë. Hidhte akuza të forta ndaj institucioneve. Thoshte janë të kapur nga bandat, u kam dërguar pamje nga atentatet ndaj meje. Policia të zbardhë masakrën e 2016 për të parë sa politikanë janë përfshirë. Nuk pranoi të fliste. Na priti avokati i tij. Po kontraktohen grupe nga Fushë Kruja. Nëse këto 13 dosje, nuk i kalojnë SPAK do të shkatërrohen në Gjykatë,”-tha Lala.

(k.m/dosja.al) 

Etiketa:

Shto Koment