Rajoni

 Takimi Kosovë-Serbi më 2 shtator/ Reagon Isa Mustafa: Roli i SHBA- së ka rëndësi të madhe

Mustafa shprehet se roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke, është i një rëndësie të madhe për Kosovën
Featured image of article:  Takimi Kosovë-Serbi më 2 shtator/ Reagon Isa Mustafa: Roli i SHBA- së ka rëndësi të madhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se takimi në Uashington, më 2 shtator, rikonfirmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut dhe se roli  i saj është i një rëndësie të madhe.

“Kosova nuk e ka humbur asnjëherë besimin në partneritetin e fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është mirënjohëse për tërë përkrahjen e saj. Roli i SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë me njohje reciproke, është i një rëndësie të madhe për Kosovën”, ka thënë Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, të premten njoftoi se më 2 shtator, Kosova dhe Serbia do të takohen në Uashington. Kësaj ftese i janë përgjigjur pozitivisht kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

(A.K. dosja.al)

Shto Koment