Aktualitet

Takimi i Ramës dhe Milanoviç në Jalë, kush është biznesmeni që bashkon dy politikanët. Lidhja me tenderin e dyshimte 6.2 mln € për fiskalizimit (DOKUMENTI)

Me sa duket miqësia e ngushtë e Ramës me Zoran MIlanoviç sikundër dhe shërbimet e tij në lidhje me Shqipërinë nuk kanë mbetur pa u paguar me një PPP të majme dhe që deri më sot shqiptarët nuk e kanë parë të impelmentohet ndonëse kanë paguar 62% të vlerës së saj.
Featured image of article: Takimi i Ramës dhe Milanoviç në Jalë, kush është biznesmeni që bashkon dy politikanët. Lidhja me tenderin e dyshimte 6.2 mln € për fiskalizimit (DOKUMENTI) Zoran Milanoviç, Edi Rama dhe dokumenti

TIRANË- Ditën e djeshme mediat raportuan takimin e Ramës me presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviç në brigjet e Jalës. Miqësia e Ramës me Milanoviç është më e hershme se sa viti 2020, ish-kryeministri i Kroacisë ka qenë edhe shefi i ish-diplomates së deleguar si ambasadore Romana Vlahutin. Ndërsa Milanoviç pas largimin nga pushteti në Kroaci ishte këshilltar i qeverisë Rama, në vitin 2016 ai u prezantua nga Rama si një këshilltar për fazat e mëtejshme të integrimit.

Megjithëse procesi i integrimit në Shqipëri është futur në ujëra të turbullt që pas shkeljes së marrëveshjes së 5 qershorit 2020, presidenti aktual i Kroacisë duket se është shpërblyer për punën e tij. Mediat kroate raportojnë se vëllai i presidentit Milanoviç ka përfituar një kontratë të majme nga taksat e shqiptarëve. I akuzuar në mediat kroate si një njeri që tradhtoi besimin e votuesve të tij, Milanoviç mundi të rikthehej në politikë duke mundur në raund të dytë rivalen Kitaroviç.

Faksimile

Në shtatorin 2018 qeveria Rama do të rikthente në treg idenë e dhënies me koncesion të sistemit të drejtorisë së tatimeve. Megjithëse qeveria austriake kishte shpenzuar miliona euro për një program të tillë, qeveria shqiptare pretendoi se programi i ri fiskal do të ulte formalitetin. Kështu ajo nisi procedurat për të shpallur një tender ndërkombëtarë me vlerë rreth 16 mln euro në të cilën aplikoi dhe konsorciumi Neos D. O. O+Datech shpk+ Jehona Software.

E akuzuar nga PD si një tender i para përcaktuar për t’u fituar nga një kompani kroate, qeveria nuk zhgënjeu dhe në Tetor 2018 shpalli fituese pikërisht të njëjtin konsorcium. PPP-ja e radhës u kundërshtua edhe nga kompania BNT Electronics e cila ndonëse kishte ofruar një vlerë më të vogël, u zhvlerësua nga qeveria shqiptare njësoj si edhe komiteti ankesave që refuzoi kërkesën e saj për përsëritje.

Tre muaj pasi trioja fitoi një tender me vlerë 16 mln euro, kompania Jehona Software shiti aksionet e saj në kompaninë kroate Primus Adriatic. Sipas dokumenteve dhe kontratës së shitjes së aksioneve vlera e aksioneve të shitura ishte 45.865 euro dhe kontrata e shitjes u firmos në Dhjetor 2018 nga të dyja palët.

Dhe kështu historia e kompanisë që përmbushte kushtet për të cilat u fitua tenderi do të shiste aksionet e saj me një vlerë që është më pak se 10% se sa vlera e PPP-së. Për të kuptuar se çfarë fshihet pas shitjes së këtyre aksioneve duhet të kthejmë vështrimin në aksionerët dhe kush është pas kompanisë Primus Adriatic. Čabrajić është një mik shumë i afërt i presidentit aktual të kroacisë, Milanoviç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Kroaci, Čabrajić njihet gjerë e gjatë për aferën e floririt, një aferë e trajtuar gjerë e gjatë nga Ana Marceta në një intervistë për gazetën “Jutarni”. Ajo shpjegon aty lidhjet dhe se si nisën hetimi tatimor për tregun e floririt dhe se si ky investigim u pre kur në dokumente u shfaq kompania e Hrvoje Čabrajić, për të cilën në Kroaci janë të bindur se kishte si “kumbar” vëllain e kryeministrit të asaj kohe, Zoran Milanovic.

Sipas të dhënave të thesarit nga buxheti i shtetit kompania në pronësi të mikut të afërt të presidentit korat ka përfituar thuajse 10 mln euro ndërkohë që implementimi i programit të fiskalizimit është shtyrë nga qeveria shqiptare.

Me sa duket miqësia e ngushtë e Ramës me Zoran MIlanoviç sikundër dhe shërbimet e tij në lidhje me Shqipërinë nuk kanë mbetur pa u paguar me një PPP të majme dhe që deri më sot shqiptarët nuk e kanë parë të impelmentohet ndonëse kanë paguar 62% të vlerës së saj.

Dokumentin për lidhjet e Milanoviç me biznesmenin kroat i gjeni duke klikuar KËTU

Lajmi në Dosja.al 19 Janar, 2020, për tenderin e dyshimtë që u denoncua dhe nga opozita: FACTCHECK/ Kompania e lidhur me mikun e Ramës ‘rrëmben’ 6.2 mln euro për faturimin e biznesit, fijet e fshehta me skandalin e floririt në Kroaci, biznesmeni i akuzuar për shantazh dhe mashtrim

(Dosja.al)

Shto Koment