LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Takimi i parë me babanë

12 Gusht 2019, 14:59 Nga DOSJA

Hamleti vërtitet në errësirë me kafkën e të atit, duke peshuar me ndërgjegjen e tij një akt hakmarrjeje për vrasjen e tij. Hysen Shehu, si i dalë nga tragjedia shekspiriane kërkoi për 40 vite me radhë me dëshpërim të atin, të cilin nuk e kishte njohur kurrë.
“Njohja” me të atin ndodhi në mënyrën më të paimagjinueshme.

Hyseni, tani 40 vjeç, është ulur në karrige dhe para duarve të tij mbi tryezë, mban një kafkë. Në fytyrën e tij, ka një lloj qetësie, gati-gati kënaqësie, sepse ajo është kafka e të atit.
Nuk kishte mundur kurrë ta njihte, t’ia jepte dorën, ta shihte në sy, por ky takim “makabër” për të ishte shumë i rëndësishëm.
Ishte në barkun e nënës kur babai,Tefik Shehu, u pushkatua me grupin e 22 intelektualëve që regjimi komunist fajësoi për një bombë në ambasadën sovjetike.

Ishte 26 shkurt 1951, kur babain e tij 39 vjeç, e morën me dhunë natën nga shtëpia dhe nuk u kthye më kurrë. Një muaj e gjysmë më vonë, më 14 prill, do të lindte Hyseni, në kushte të tmerrshme në kampin e Vlorës, ku e kishin degdisur mamanë.

Ai mundi ta gjente varrin e të atit, vetëm 40 vite më vonë, në vitin 1991, duke ndjekur një thirrje hamletiane që e kishte shoqëruar tërë jetën e tij.
Babai i tij, sëbashku me 20 burra të tjerë dhe një grua, shkencëtaren Sabiha Kasimati, ishin pushkatuar dhe varrosur natën, pranë urës së Beshirit, në fshatin Mënik të Tiranës.

Por, të gjeje vendvarrimet që kishin përdorur komunistët për të ashtuquajturit “armiqtë e popullit” ishte shumë e vështirë, pothuajse e pamundur, pasi dhe sot e kësaj dite, shumë nga këto vende mbeten të pazbuluara. Kushdo që kishte informacion për këto vendvarrime, ishte një rreth shumë i ngushtë, pjesë e aparatit të sigurimit të shtetit. Nëse mësohej gjatë diktaturës, që dikush dinte diçka për këto pushkatime, ai rrezikonte dënimin, por dhe jetën e tij.

Në fshatin Mënik pranë Tiranës, jetuan me këtë sekret të madh shumë njerëz.
Ata kishin dëgjuar krismat, kishin dëgjuar dhe ulërimat e njerëzve që pushkatoheshin, por përveç se t’i qanin në heshtje dhe të vinin një shenjë në ato vende ku ishin varrosur këta njerëz, nuk mund të bënin asgjë.

Kur Hyseni nisi të kërkonte për eshtrat e të atit, fati e desh që në rrugëtimin e tij, të takonte njerëz që nuk e kishin lënë sistemin komunist t’ua tjetërsonte humanizmin.

Dëshmitarët e masakrës së 26 shkurtit 1951

Personi kyç që ka kontribuar në gjetjen e këtij vendvarrimi, është Kadri Hysa, ish-kryetar i këshillit të fshatit, në kohën kur ndodhi pushkatimi. Ishte pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore me trupat partizane. Pas luftës, kryetar i këshillit të fshatit, deri në vitin 1975. Kadri Hysa dëshmoi se para pushkatimit të martirëve në shkurtin e 1951, në vendin e quajtur Dushk, pranë urës së Beshirit, pa hapjen e një grope të madhe me përmasa të konsiderueshme që ruhej me ushtarë. Mbrëmjen e pushkatimit të 22 intelektualëve, pas përfundimit të një mbledhjeje të këshillit që shkoi deri në orët e vona të natës, rrugës së kthimit për shtëpi, duke kaluar nëpër Dushk, Kadriu u kap nga ushtarët, të cilët nuk e pranonin një dëshmitar të orëve të vona dhe e liruan vetëm pasi panë vulën e këshillit që e mbante me vete. Kadriu u porosit të mos shqetësohej nëse dëgjonte krisma dhe t’u përgjigjej fshatarëve se ushtria kishte ekzektuar disa kuaj të lodhur, që nuk u duheshin më.

Sipas dëshmive, natën e 26 shkurtit, një makinë autoburg u pa të ndriçonte rrugën e errët për në Mënik, kaloi urën e Beshiri dhe ndaloi në Dushk. Kadri Hysa dhe vetë fshatarët dëshmonin për krismat e tmerrshme të pushkatimit të mesnatës së 26 shkurtit dhe piskamën e paharrueshme të një gruaje.

Në intervistat e dhëna Televizionit Publik Shqiptar, në fillim të viteve ‘90, Kadriu tregonte se të nesërmen, këmbët e çuan drejt vendekzekutimit. Trupat e shumtë ishin varrosur e mbuluar me dhé e ferra. Një pjesë e tyre ishin të zbuluar, përqark ishte ndonjë veshje apo këpucë të flakur. Kadriu dhe i vëllai, Selimi, tregonin se bagëtitë u larguan nga era e rëndë e gjakut, kurse qentë shkuan pranë vendvarrimit dhe filluan të ngacmonin trupat. Si kryetar i këshillit, Kadriu lajmëroi për atë që po ndodhte dhe vendi u ruajt për dy javë me roja, të cilat u siguruan ta përfundonin si duhet varrosjen.

Por ai u këshillua nga partia që të mos tregonte kurrë çfarë kishte parë.
Të tjerë pas Kadriut ranë në gjurmët e krimit komunist.

Në shkurt të vitit 1993, të gjithë familjarët e të pushkatuarve, të orientuar nga Kadri Hysa dhe i vëllai, u drejtuan në vendin ku mendohej të ishin varrosur martirët. Kadri Hysa, i cili e kujtonte natën e 42 viteve më parë, shkonte cep më cep, duke i rënë tokës dhe sugjeruar ku duhej të gërmohej. Për të gjithë trashëgimtarët e 22 intelektualëve të ekzekutuar, emri i Kadri Hysës lidhet me dëshmitarin okular të pragmasakrës dhe njeriun fisnik që tregoi koordinatat e vendvarrimit, mori pjesë dhe ndihmoi me sa kishte mundësi në zhvarrimin e tyre.

Por, përveç Kadriut këtë sekret e mbarti me vete për vite të tëra edhe dikush tjetër. Gëzim Mullajt u ishte ngarkuar detyra e brigadierit në zonën e Pezës e rrethina. Një traktorist gjatë punës për shpyllëzimin e zonës nxori nga toka tela me gjemba që mbështillnin trupin e pakallur të një gruaje. Traktoristi e humbi toruan nga ajo që pa, por Gëzimi e qetësoi dhe ndërhyri që të mos vijonin punimet në atë vend, duke respektuar të paktën në vdekje të pushktatuarit.

Gëzimi më vonë ndihmoi familjarë të të pushkatuarve që të gjenin eshtrat e të afërmëve të tyre dhe gjatë viteve të komunizmit, u kujdes që në atë tokë të mos punohej mbi vendin ku ishin varrosur të pushkatuarit.

Sipas dëshmisë së Gëzim Peshkëpisë, i biri i Manush Peshkëpisë, i ekzekutuar natën e 26 shkurtit 1951, bashkëqytetari i tij, Gëzim Mullaj, e orientoi drejt vendit të ekzekutimit, duke i treguar ku i preheshin eshtrat e babait. “Po ecnim bashkë nga stadiumi në shtëpi, mbas një ndeshje të Tiranës. Rrugës, më tregoi në lidhje me ngjarjen se si një traktorist i brigadës së tij kohë më parë, kishte hasur në varrin e përbashkët që sipas vendasve, bëhej fjalë për një pushkatim masiv. Sa ishim në Shqipëri, nuk mund të benim kërkime. Këtë lajm ja çova kushëririt tim Adnan Peshkëpisë (unë me familjen ishim të arratisur në Gjermani), i cili u interesua deri tek autoritetet përkatëse që njohvn pafajsinë e 22 vetëve të pushkatuar natën e 26 Shkurtit 1951. Koordinatat u caktuan me ndihmën e një fshatari që kishte stanin në anën tjetër të lumit dhe ishte dëshmitar okular i ngjarjes. Ai tregoi dhe për ulërimat e Sabiha Kasimatit dhe thirrjet e saj”.
Por edhe pse zbulimi i vendvarrimit ishte një lajm i mirë, për familjarët e viktimave, sfida më e madhe ishte më tej identifikimi i eshtrave.
Bëhet fjalë për vitet e para pas rënies së diktaturës, kur shteti nuk kishte kapacitete mjekësore dhe nuk ishte akoma e mundur identifikimi me anë të ADN-së.
Hyseni, i cili nuk dinte se cila nga ato kafka i përkiste të atit të tij, i kërkon ndihmë antropologut Aleksandër Dhima, për të bërë identifikimin.

Sipas të dhënave, Dhima është një ndër personat vendimtarë që e orientoi procesin e kërkimit e më pas, procesin e identifikimit dhe rehabilitimit të eshtrave të 22 martirëve të shkurtit 1951. Në një intervistë të hershme, për gazetarin Ferdinand Dervishi, Prof. Dr. Dhima, rrëfen përfshirjen e tij në kërkimin e eshtrave dhe identifikimin e tyre pas kthimit nga Gjermania, me kërkesën e Hysen Shehut. Vështirësitë në zhvarrimin e tyre ishin të shumta, dëshmon Dhima, që nga formacionin gjeologjik i tokës, i vështirë për t’u gërmuar, gropa e ngushtë ku ishin hedhur njëri mbi tjetrin, të lidhur me tel me gjemba dorë për dore. Dhima thotë se ishte një befasi gjetja e kafkës së një gruaje, e cila ishte rrethuar me trupa të tjerë meshkuj, duke sjellë një tablo se si burrat e kishin rrethuar në momentin e fundit për ta mbrojtur nga plumbat.

Kasimatin nuk e kishin kapur plumbat dhe ishte qëlluar më pas nga ushtarët. Trupat ishin varrosur cekët dhe shpyllëzimi në vite, ndërhyrjet me traktor apo mjete të tjera bujqësore, kishin dëmtuar një pjesë të eshtrave.

Pas nxjerrjes dhe “verifikimit të së vërtetës me mjete objektive”, siç shprehet antropologu, u arrit që mes 22 trupave, të identifikoheshin 17 prej tyre. Procesi i identifikimit edhe të eshtrave të tjera haste vështirësi në kushtet e kohës dhe mënyrën se si të ekzekutuarit ishin lidhur para pushkatimit apo nxitimit me të cilin ishin hedhur në gropë njëri mbi tjetrin dhe mbuluar me vështirësi.

Në këtë histori, futet dhe një njeri tjetër, pronar i tokës ku ishin varrosur 22 intelektualët e pushkatuar në vitin 1951. Ai është një fshatar i zonës, Faslli Hysa, i cili duke ditur historinë, mori përsipër që ta ruante dhe të mos e tjetërsonte tokën, pavarësisht nevojave të familjes. Për dhjetëra vite me radhë, e ruajti të paprekur dhe të pandryshuar zonën në fjalë, duke e lënë amanet edhe në familje, që ai vend të mos cenohej në qëllimin e tij, pavarësisht rrethanave ku familjarët do të ndodheshin. Amanetin e vendit të shenjtëruar nga gjaku i të pafajshmëve, për pelegrinazhin të atyre që do të kenë nevojë të shkojnë e të njohin historinë në atë vendekzekutim masiv, duke nderuar kujtimin e viktimave, e mbajtën familjarët e tij, për vite me radhë.

Të gjithë këta personazhe u takuan nga Hysen Shehu, i cili u bë shkak për gjetjen e këtij vendvarrimi, zhvarrosjen dhe identifikimin e tyre që kulmoi me një ceremoni shtetërore të vlerësimit si martirë dhe rivarrosjen pranë Varrezave të Dëshmorëve. 
E gjithë historia gati e pabesueshme e zhvarrimit, me aktorë të gjallë e të vdekur, me shkrirjen e dy botëve, u zhvillua, realizua dhe përfundua me iniciativën e këtij njeriu.
“Gjatë kohës që unë kërkoja për eshtrat, dy miq të mi punonin te ura e Beshirit me inertet. Në të njëjtin vend, punonin edhe dy djemtë e Kadri Hysës dhe Selim Hysës. Gjatë bisedave, bie muhabeti te pushkatimi i familjarëve. Aty Kadri Hysa tregon se mbante mend një ngjarje të tillë, por nuk ishte i sigurt se për pushkatim bëhej fjalë. Ai kishte treguar se kishin qenë një grup njerëzish që bërtisnin atë ditë dhe midis tyre edhe një femër. Kadriu e kishte fiksuar si zonë se ku kishte ndodhur dhe i thotë shkojmë ta shohim njëherë, më pas e kam takuar edhe vetë atë. Pasi më kanë shpjeguar historinë, unë kërkova leje në Ministrinë e Punës për investime për gërmimet. Por aty na kërkonin ca gjëra, kështu që kam shkuar me bazat e mia ekonomike në kërkim të varrit. Kemi shkuar që ditën e nesërme nga momenti që e mora vesh. E pashë vendin. Motra ime kishte punuar aty, se unë kisha shkuar t’i çoja shpesh bukën. I lutem Kadri Hysës të më drejtonte, por ai kishte frikë, se ishte 1993 dhe ishte akoma e nxehtë situata, por pas disa lutjesh, iu dhimbsa dhe më ndihmoi. Kam gërmuar në 5-6 gropa dhe me ndihmën e disa personave të tjerë, i kemi gjetur. Kemi filluar në 15 Janar dhe kemi përfunduar në 13 qershor kërkimet. Kemi marrë një ekskavator nga këta që punonin te lumi dhe kur futi kovën e nxori lartë dheun, nga aty ra një unazë. U hodha në gropë dhe mora unazën, ia kam treguar nënës që të mund ta identifikonte. Se intelektualët në atë kohë e njihnin njëri-tjetrin, aq ishin. Ajo duke parë inicialet e dalloi se kujt i përkiste. Ditën tjetër kam shkuar sërish dhe nuk kam lënë asgjë pa kontrolluar, duke nxjerr prej aty kafka dhe eshtra të shumta. Ndërsa për disa prej tyre, më ka ndihmuar mamaja t’i identifikoja. Më kujtohet mënyra se si i gjeta eshtrat grumbull, kjo është edhe një arsye se pse në bëmë një varr të përbashkët. Pasi ata kishin ndenjur për aq vite atje bashkë, ashtu si edhe ne familjarët. Vuajtën bashkë në një vend dhe nuk e shihnim të arsyeshme t’i ndanim”- tregon Hyseni.

Shqipëria e vuajtur nga komunizmi i gjatë po vraponte drejt së lirisë shumë pak u kujdes për kujtesën. Por, vendvarrimi i 22 intelektualëve nuk u harrua. Osman Kaceli u kujdes që kjo ngjarje të mos harrohej. Lobimi me autoritete dhe aktorë për ngjarjen e 26 shkurtit, skrupuloziteti dhe dhënia e meritave të gjithë personave të përfshirë, interesimi i vazhdueshëm për kthimin në vend kujtese të vendekzekutimit të Mënikut dhe angazhimime institucionet publike e jo vetëm për paraqitjen e ngjarjes, zhvarrimit e më pas, hapat për kthimin në vend kujtese dhe ngritjen e memorialit në kujtim të personaliteteve të masakruar. Kaceli ishte 9 vjeç kur ia morën babanë nga shtëpia një natë të ftohtë dimri dhe ia pushkatuan në atë natë dimri.

Hysen Shehu vijon të vuajë dilemën hamletiane për vrasjen e të atit. Ai kërkon drejtësi.
Në vitin 2017 ka depozituar një kallëzim penal, duke kërkuar nga Krimet e Rënda të hetojnë për gjenocid.
“Sot jam 67 vjeç. Kur u linda në internim në Vlorë e kërkoja babain. Kur u bë babai im në moshën time e quaja si vëlla. Tani që jam 67 vjeç më duket sikur më pushkatuan djalin”- u shpreh ai ditën që dorëzoi këtë padi.

Marrë nga Kujto.al

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur hysen shehu kadri hysa sabiha kasimati tefik shehu tirane hysen shehu kadri hysa sabiha kasimati tefik shehu tirane

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni