Politike

Takimi i dyshimtë! Murrizi dhe Valteri ‘festojnë’ krijimin e partisë me bodigardin e Ramës. Fotot pikante nga lokali në Tiranë, ç’po ‘gatuhet’?!

FOTO
Një takim i pazakontë në një kohë të egër politike ku përballja mes kampeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke se ka nisur vrullshëm për opozitën parlamentare.
Featured image of article: Takimi i dyshimtë! Murrizi dhe Valteri ‘festojnë’ krijimin e partisë me bodigardin e Ramës. Fotot pikante nga lokali në Tiranë, ç’po ‘gatuhet’?!

Deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi dhe Halit Valteri duket se krijimin e forcës së tyre të re politike kanë gjetur ta ‘festojnë’ me një personazh të pazakontë. Fotot e siguruara nga Faxweb.al tregojnë Murrizin dhe Valterin nën shoqërinë e truprojës së kryeministrit Edi Rama.

Myslim Murrizi, Halit Valteri dhe truproja i Ramës

Ata shihen duke konsumuar një kafe dhe duke biseduar mes tyre në ambientet e një lokali në kryeqytet.

Një takim i pazakontë në një kohë të egër politike ku përballja mes kampeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare duke se ka nisur vrullshëm për opozitën parlamentare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Myslim Murrizi, Halit Valteri dhe truproja i Ramës

Pak ditë më parë deputetja tjetër e opozitës parlamentare Rudina Hajdari nuk iu bashkua formacionit politik të sapokrijuar të Murrizit duke zgjedhur t’i bashkohet Nismës Thurrje. Madje mes tyre pati dhe një përplasje ku Hajdari e quajti partinë e Murrizit një shpk të vogël e cila e ka të pamundur t’i konkurrojë ‘shpk-të’ e mëdha politike që gjenerojnë vota në Shqipëri. Mesa duket partia e sapokrijuar e Murrizit duket se do të ketë dhe nevojën e ndihmës së ‘të mëdhenjve’.Një takim i cili ngre shumë pikëpyetje dhe e ndërlikon akoma më shumë situatën politike parazgjedhore.

Marrë nga FaxNews

Shto Koment