Politike

Kolegji rrëzoi Metën, Dash Shehi zbulon skenarin e opozitës: Më 30 qershor s’ka zgjedhje!

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është shprehur opozita njeh vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe se rezistenca e opozitës do të jetë më e fortë këtë javë.

TIRANE– Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur për mediat lidhur me veprimet e opozitës pas mbledhjes me Bashën dhe aleatët.

Në fjalën e tij, Shehi është shprehur opozita njeh vendimin e Metës për shtyrjen e zgjedhjeve dhe se rezistenca e opozitës do të jetë më e fortë këtë javë.

Pyetje: A ka një vendimmarrje për zhvillimet e opozitës gjatë kësaj jave?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dashamir Shehi: Nuk morëm ndonjë vendim, sepse janë marrë me kohë. Kjo javë do të kulmojë në protestën popullore. Këto nuk janë zgjedhje, nuk i njohim. Kolegji Zgjedhor është fantazëm, nuk ka vlerë politike dhe juridike. Janë fatkeq që i ka rënë për pjesë për të marrë disa vendime fatkeqe. Nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Rrezikshëmria e këtij grupi rrezikon çdo formë rezistence. Rezistenca jonë do të jetë edhe më e madhe gjatë kësaj jave.

Aksioni opozitar është intesifikuar gjatë muajit qershor në një betejë e cila tashmë është shpërndarë në të gjitha bashkitë që drejtohen nga opozita. Dhunë, përplasje, arrestime dhe kaos, kanë qenë pamjet që kanë shoqëruar shqiptarët në 13 bashkitë e drejtuara nga opozita në javën e shkuar. Në protestën e të shtunës, Basha dhe aleatët vendosën se anti-mitingjet dhe protestat do të vijojnë deri më 30 qershor.

(k.m./dosja.al)

WordPress › Error

There has been a critical error on your website.

Learn more about debugging in WordPress.