Rajoni

Takimi i 4 shtatorit në SHBA/ Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit ka krijuar mundësi të reja për Kosovën

Hoti ka thënë se është koha për të punuar bashkë të gjithë për të shfrytëzuar siç tha, momentin e jashtëzakonshëm pas dakordimit të 4 shtatorit në Washington.
Featured image of article: Takimi i 4 shtatorit në SHBA/ Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit ka krijuar mundësi të reja për Kosovën Kryeministri Avdullah Hoti

KOSOVË – Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar ditën e sotme se zhvillimet e fundit politike dhe marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, kanë krijuar mundësi të reja për zhvillimin e Kosovës.

Më te kryeministri Hoti ka thënë se është koha për të punuar bashkë të gjithë për të shfrytëzuar siç tha, momentin e jashtëzakonshëm pas dakordimit të 4 shtatorit në Washington.

“Nga kjo marrëveshje janë së paku 1 miliard dollarë amerikanë financim për projekte infrastrukturore që janë të listuara në marrëveshje; hekurudha, autostrada, studimi i fizibilitetit për hekurudhën për Durrës dhe projekte tjera infrastrukturore, një skemë e veçantë për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilën do ta zhvillojmë së bashku me odat ekonomike dhe në konsultim me partnerët amerikanë edhe projekte të ndryshme të Partneritet publiko-privat që mund të zhvillohen. Disa prej tyre janë të gatshme, siç është projekti i Brezovicës ose stacioni intermodal këtu në dalje të Prishtinës që e kthen Kosovën në qendër të infrastrukturës në nivel të regjionit duke lidhur portin e Durrësit, portin e Selanikut, Stambollin dhe gjithë Evropën Qendrore.”- është shprehur ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas dy ditësh takime, dje u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka ardhur menjëherë edhe njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Izraeli.

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment