Rajoni

Takimi i 2 shtatorit në SHBA/ Vuçiç konfirmon pjesëmarrjen: Do të diskutojmë për ekonominë

Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen,ndërsa ka shtuar se në këtë takim Grenell ka konfirmuar se do të bisedohet sa u përket çështjeve ekonomike mes dy palëve. 
Featured image of article: Takimi i 2 shtatorit në SHBA/ Vuçiç konfirmon pjesëmarrjen: Do të diskutojmë për ekonominë Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar menjëherë pas njoftimit të dërguarit të Trump për dialogun, Richard Grenell,  i cili deklaroi se më dy shtator do të mbahet takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Në deklaratën e tij  Vuçiç ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim duke shtuar se Serbia nuk do t’i refuzojë bisedimet, ndërsa ka shtuar se në këtë takim Grenell ka konfirmuar se do të bisedohet sa u përket çështjeve ekonomike mes dy palëve.

“Serbia nuk është në një pozitë dhe nuk do të ishte mirë t’i refuzojë bisedimet. Ne do të marrim pjesë në bisedime dhe temat, me sa kam biseduar me Grenell, janë ekonomike. Këto janë tema të mira.”- tha Vuçiç.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa, kryeministri Hoti në deklartën e tij ka theksuar se do ulet në tavolinë me Vuçiçin vetëm për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

Ndërkohë, lajmin e takimit mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, e dha Richard Grenell.  I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Ky është takimi i dytë që  është organizuar nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes dy palëve.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment