Politike

Takimi blic i amerikanëve me Bashën dhe Kryemadhin, POROSIA e prerë: Dhuna ju fut në listën e zezë të DASH

  • Presionet e ndërkombëtarëve për dhunën në protestë, LSI: S’kemi takuar asnjë amerikan
  • Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë takuar ditën e djeshme një përfaqësues të Ambasadës Amerikane. Ky i fundit i ka paralajmëruar që protesta e sotme të mos ishte e dhunshme.
    Featured image of article: Takimi blic i amerikanëve me Bashën dhe Kryemadhin, POROSIA e prerë: Dhuna ju fut në listën e zezë të DASH Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha

    TIRANË– Ditën e djeshme, në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit ka shkuar një përfaqësues i Ambasadës Amerikane.

    Burime të Dosja.al bëjnë me dije se gjatë takimit me krerët e dy prej partive më të mëdha opozitare, zv.Shefi i Misionit në Detyrë i Ambasadës Amerikane, Daniel Koski ka bërë një paralajmërim të fortë. 

    Çdo akt dhune nga sot deri në 1 Korrik i bërë apo nxitur nga ju do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’ju klasifikojë si organizata të dhunshme!,”-mësohet se ka thënë Koski. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Por nga protesta e nëntë kombëtare që opozita joparlamentare mbajti këtë të premte, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mohoi të ketë pasur një takim të tillë. 

    “Nuk ka pasur asnjë punonjës të Ambasadës Amerikane që ka bërë takim në LSI”, tha ajo.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment