Bota

Takimi Avdullah Hoti- Donald Tusk/ Kryeministri i Kosovës: I kemi përmbushur kriteret, të hiqen vizat

BRUKSEL– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar me presidentin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk gjatë qëndrimit të tij në Bruksel.

Hoti e ka njoftuar presidentin Tusk për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, e në veçanti për menaxhimin e pandemisë COVID 19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit, si pasojë e kësaj pandemie.

Ndër të tjera shefi i qeverisë së Kosovës ka ritheksuar qëllimin e Qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e rendit dhe ligjit.

Në këtë takim, është biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast kryeministri Hoti theksoi nevojën urgjente për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi, duke potencuar se Kosova tashmë i ka përmbushur kërkesat e shtruara nga BE-ja për liberalizim të vizave”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera bëhet me dije se një ndër çështjet e diskutuara në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut me Serbinë.

“Kryeministri Hoti shprehu gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, duke theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment