Politike

Takimet me delegacionin serb, Thaçi ‘qan hall’: Nuk është ndonjë qejf i madh. Unë në qershor se kam pasur pikën e Ujmanit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shtoi se duhet të ketë qënë këmbëngulja e Serbisë për vendosjen e pikës në marrëveshje.
Featured image of article: Takimet me delegacionin serb, Thaçi ‘qan hall’: Nuk është ndonjë qejf i madh. Unë në qershor se kam pasur pikën e Ujmanit Hashim Thaçi

TIRANË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur lidhur me takimet që ka zhvilluar me delegacionin e Serbisë, duke u shprehur se në draft-marrëveshjen e qershorit nuk ka qënë pika për ndarjen e liqenit të Ujmanit.

Në fjalën e tij, Thaçi shtoi se duhet të ketë qënë këmbëngulja e Serbisë për vendosjen e pikës në marrëveshje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk ka punë më idioteske se të ulesh me ekipin e Serbisë për të diskutuar. Mos mendo se është ndonjë qejf i madh. Mendoni se Vuçiç ka qënë i gëzuar që Izraeli njohu Kosovën? U njoh Kosova në sy të tij. Sa i përket çështjes së liqenit të Ujmanit nuk ka qënë në marrëveshjen e qershorit. E ka futur Vuçiç sërish. Në qershor ka qënë 90% e atyre pikave. Kemi negociuar si vend sovran. Unë nuk jam entuziast as për mini-Shengenin,”-tha Thaçi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment