LIVE UPDATES
Bota

Takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator

14 Gusht 2020, 21:03 Nga DOSJA
Takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë më 2

I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator.

Ambasadori Grenell e bëri njoftimin të enjten në Twitter, por nuk dha hollësi të tjera.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se mikpritës të takimit do të jenë Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, së bashku me ambasadorin Grenell.

Shtetet e Bashkuara presin me padurim për këto diskutime të rëndësishme me presidentin (Aleksandër) Vuçic dhe kryeministrin (Avdullah). Shtetet e Bashkuara besojnë se përparimi ekonomik është thelbësor për çuarjen përpara të procesit të paqes”, tha zyrtari i lartë.

Në Prishtinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mirëpriti njoftimin për takimin e dy shtatorit.

Ne u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara për përkushtimin e jashtëzakonshëm për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon”, shkroi presidenti Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka”, shkroi ai në llogarinë e tij në facebook.

Njoftimi u mirëprit edhe në Beograd, ku presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se fakti që do të bisedohet për çështje ekonomike është gjë e mirë për Serbinë dje rajonin.

Ndërkaq, ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkroi se dy shtatori duhet të shihet në kontekst të zgjedhjeve të reja në Shtetet e Bashkuara.

Ish ambasadori amerikan në Berlin dhe ish u.d. i Drejtorit të Inteligjencës Nacionale, Richard Grenell, e do një sukses të orëve të fundit në politikën e jashtme. Ai pardje kritikoi z. Biden që “premton se problemet e botës do t’i bëjë përgjegjësi të ShBA-ve”, kurse sot vetë ai bëri thirrje për negociata midis Kosovës e Serbisë. Grenell është i njëjti diplomat që thoshte se nuk ka parë e as diskutuar ndonjëherë për ‘shkëmbim territorial’. Pastaj akuzonte ish Këshilltarin e Sigurisë Nacionale, John Bolton, se ai paska qenë prapa këtij plani, ndërkaq ky i fundit u përgjigj duke thënë se atë e ka dëgjuar nga dy presidentët, të Kosovës e të Serbisë. Në janar të këtij viti Grenell ndryshoi pozicionin e deriatëhershëm amerikan dhe braktisi të gjitha kërkesat ndaj Serbisë në raport me Kosovën. Grenell ia ka mësyrë kontestit Kosovë-Serbi si një cowboy i financave dhe medieve që nuk do t’ia dijë për historinë e shqiptarëve dhe vuajtjet e humbjet e Kosovës”, shkroi mes tjerash zoti Kurti.

Analistët në Kosovë thonë ndërkaq se njoftimet për takimin e dy shtatorit e gjejnë vendin me mungesë të unitetit të brendshëm, gjë që rrezikon sipas tyre të dëmtojë seriozisht pozicionin e Kosovës në procesin e bisedimeve.

“Sa i përket paqartësisë së brendshme i referohem faktit që brenda për brenda koalicionit qeverisës nuk ka qartësi edhe bashkërendim sa i përket qasjes në dialog, qëllimeve të dialogut, vijave të kuqe dhe në përgjithësi platformës, e aq më pak mund të themi që ekziston bashkërendim ose qartësi në mes të spektrit politik sa i përket qëllimeve dhe procesit të dialogut mes Kosovës e Serbisë”, thotë Arbresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

“Ne kemi pasur kohë të mjaftueshme për ta arritur këtë bashkërendimin, nuk është bërë, tani është ta them koha e fundit që duhet të bëhet pasi takimet janë caktuar dhe Kosova nuk guxon të shkojë e përçarë pasi që ta them qartë se ajo që do të humb do të jetë Kosova dhe askush tjetër”, thotë Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Zonja Loxha thotë se në fakt ky proces po shoqërohet me paqartësi dhe mungesë transparence.

“Ne konsiderojmë që as Shtetet e Bashkuara, as Bashkimi Evropian nuk po e bëjnë të qartë se cili është konkretisht qëllimi, çfarë mund të presim prej këtyre takimeve. Në anën tjetër nuk ekziston qartësi në qoftë se këto takime paralele, pra ato në Washington dhe këto në Bruksel po bashkërendohen mes SHBA-së dhe BE-së. E ngris këtë si shqetësim për faktin që nuk dihet pastaj nëse po krijohen dy procese paralele, të cilat mund t’i kontribuonin negativisht produktivitetit të dialogut dhe në anën tjetër nuk po dihet nëse vërtetë po rrëshqasim në një dialog teknik në vend se të punojmë apo të bëjmë hapa konkret rreth arritjes së një marrëveshjeje finale”, thotë ajo.

Përfaqësues të Bashkimit Evropian, në anën tjetër, në një përgjigje përmes postës elektronike i thanë Zërit të Amerikës se mirëpresin nismat e, siç thanë, palëve të treta për të ndihmuar normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. “Mirëpresim të gjitha nismat në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Për BE-në, Shtetet e Bashkuara janë partner i rëndësishëm”, tha Nabila Masrali, zëdhënëse e Bashkimit Evropian.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se ky takim mund të jetë sinjal i bashkërendimit të veprimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

“Në këtë kohë ne kemi parë sinjale nga të dyja palët, si nga Brukseli po ashtu edhe Washingtoni, që flasin për një bashkërendim të të dyja forcave në kuadër të këtij procesi. Por, ajo çfarë për ne mbetet e rëndësishme është që nëse palët duan të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku do të jetë elementi i njohjes reciproke, duhet patjetër të ketë një bashkërendim dhe në tryezë të diskutimit të jenë të dyja palët”, thotë ajo.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Zoti Grenell tha më pas se takimi do të bëhej në një datë të ardhme.

Më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator.

Marrë nga VOA

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni takimi kosove-serbi takimi kosove-serbi

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?