Rajoni

Takim i papritur virtual mes Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Emmanuel Macron

Takimi mes Hotit dhe Macron nuk ishte paralajmëruar më parë nga asnjë palë dhe nuk dihet ende se cilat do të jetë tema e diskutimit
Featured image of article: Takim i papritur virtual mes Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Emmanuel Macron Avdullah Hoti dhe Emmanuel Macron

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pritet që të bëj një takim virtual me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Lajmin e bëri të ditur nënkryeministri Driton Selmanaj në foltoren e kuvendit. Takimi mes Hotit dhe Macron nuk ishte paralajmëruar më parë nga asnjë palë dhe nuk dihet ende se cilat do të jetë tema e diskutimit

 “Është hera e dytë që për një periudhë të shkurtë në Kuvend kemi fol për këtë temë. Qeveria është e gatshme, por mungesa e kryeministrit është se Hoti është në një takim virtual me presidentin Macron”, ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Emmanuel Macron ka insituar shumë në nënshkrimin e marrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës. Ai së bashku me Kancelaren gjermane Angela Merkel kanë qenë pro hapjes së bisedimeve dhe takimeve mes dy vendeve për të rënë dakord në një pikë t përbashkët.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment