Politike

Zgjatja e hetimeve/ Shtyhet seanca, Tahiri: Secili merr faturën që meriton, do flas pas vendimit të drejtësisë

  • PD: Rama do të fshehë të vërtetën, Prela gati t’a lirojë nga akuzat
  • Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ankimimin e Tahirit kundër zgjatjes me tre muaj të hetimeve nga Prokuroria. Jashtë Gjykatës, Tahiri ka hedhur akuza të forta në drejtim të organeve të drejtësisë duke pretenduar se hetimet ndaj tij po shtyhen jashtë çdo arsyeje. Reagon PD: Rama do të fshehë blerjen e votave.
    Featured image of article: Zgjatja e hetimeve/ Shtyhet seanca, Tahiri: Secili merr faturën që meriton, do flas pas vendimit të drejtësisë
    Përditësuar:

    TIRANE– Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda për ankimimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri kundër zgjatjes me tre muaj të hetimeve. Gjatë seancës gjyqësore, trupa gjykuese ka kërkuar dokumente që Prokuroria nuk i kishte.

    Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave, ish-ministri ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.

    Ish-ministri kërkoi që në seancë të ishte e pranishme dhe media, pasi sipas tij nuk kishte asnjë sekret hetimor, pasi detajet janë bërë publike.

    Ka më shumë se një vit e tre muaj hetime, unë nuk di çfarë ka mbetur e fsheshur në këtë proces, lajme janë trafikuar me shumicë në media. Unë i kam dhe me SMS lajmet që janë trafikuar nga Porkuroria, prandaj nuk shkon. Sekrete hetimore nuk ka, në gjykimin tuaj është, por çfarë sekreti ka? Nuk ka ngelur më gjë për sekrete.” tha Tahiri.

    Kjo kërkesë e ish-deputetit të PS, është kundërshtuar nga prokurorët të cilët kanë vendosur që seanca të vijojë me dyer të mbyllura.

    Gjatë seancës u vendos shtyrja e vendimit për akimimin e ish-ministrit, ndërsa Tahiri ka hedhur akuza të forta në drejtim të Prokurorisë dhe të Gjykatës, pasi tha se hetimet ndaj tij po shtyhen jashtë çdo arsyeje.

    Më tej Tahiri u shpreh se disponon mesazhe të prokurorëve që janë kanë dërguar mediave duke thënë se askush nuk do kaloj pa marrë faturën që meriton.

    PJESË NGA DEKLARATA E TAHIRIT

    Unë kam pritur dhe po vazhdoj të pres deri në fund, por limiti i kohës ka mbaruar. Unë nuk mund të vazhdoh dot më për këtë arsye, edhe pse hetimet janë zgjatur 5 herë unë mendoj se nuk ka kohë më. Unë mendoj se kjo gjë duhet marrë një zgjidhje në një në mënyrë apo në një tjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi, nëse kjo gjë ndodhi me mua merre me mend se çfarë ndodh me njerëzit e tjerë.

    Po mbaheni peng nga prokuroria?

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Unë nuk mbahem peng nga askush, por unë e kam respektuar drejtësinë edhe pse jam shumë i duruar. Unë kam heshur për të marrë atë që më takon dhe pastaj do flasë. Ma besoni që kjo çështje ka kaluar çdo limit të arsyeshëm, sot seanca u shty merre me mend çfarë po ndodh.

    Pse u shty?

    Ju keni aq shumë mesazhe në telefonat tuaj nga prokurorët  dhe nuk ka më sekrete, unë i kam dhe mund ti bëj publikë

    Pse u shty?

    Seanca u la për të hënën. Kjo shtyrje ka kaluar çdo limit. Unë akuzohem për grup të strukturuar kriminal. Në Itali aty ky lindi çështja kanë thënë se ky njeri nuk ka lidhje me këtë gjë. Kanë frikë se nuk dinë si ta mbyllin. Di të them se nuk e kam humbur durimin dhe do pres çdo vendim të gjyktës dhe do vijë ajo ditë.

    Do i publikoni mesazhet e prokurorëve?

    Më besoni ka kohë për të gjithë, në këtë vend që jetojmë në një kohë që nuk kalon njeri pa marrë faturën që meriton.

    Dy javë më parë, Prokuroria ka kërkuar dhe tre muaj të tjerë për hetimet kundër Saimir Tahirit, pasi duhej më shumë kohë për mbërritjen e disa letër porosive nga Italia dhe Mali i Zi. 

    Ish-ministri Tahiri është nën hetim për prej tetorit të 2018-ës, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal “Habilaj”, të cilët po gjykohen në Itali.

    Shto Koment