Showbiz

TABU në vendin tonë? Vajza shqiptare shfaqet në videon e faqes së njohur botërore, flet për ‘xhindet’: Mami më ka thënë të mos fishkëllej natën…

VIDEO
Faqja e njohur në botë 'Cut' ka realizuar një video me temën 'Çfarë konsiderohet tabu ne vendin tuaj?' dhe pjesë të saj kane bere dhe shtetin shqiptar. Përfaqësuesja jonë ka treguar se fishkëllima natën tërheq xhindet, gjë që sipas saj është tabu në Shqipëri.
Featured image of article: TABU në vendin tonë? Vajza shqiptare shfaqet në videon e faqes së njohur botërore, flet për ‘xhindet’: Mami më ka thënë të mos fishkëllej natën… Vajza
Përditësuar:

AMERIKE– ‘Cut’ është faqja në Youtube me 9.9 milionë ndjekës që së fundmi ka realizuar një video me titullin: ‘Çfarë konsiderohet tabu në vendin tuaj?’ duke marre ne video një person për çdo shtet për të dhënë mendimin për temën.

Pjesë e saj ishte dhe Shqipëria e vajza që u shfaq në video tregoi një tabu që ka dëgjuar nga mamaja e saj.

‘Mamaja ime thotë se të fishkëllesh natën, tërheq xhindet, që janë krijesa që jetojnë afër nesh mirëpo ne nuk i shikojmë dot. Mund të shkaktojnë probleme sidomos nëse jeni në shtëpi me familjen‘- shprehet vajza.

MINUTA: 1:22

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Njerëzit e tjerë nga vendet e ndryshme të botës kanë treguar tabu nga më të ndryshmet, në Suedi nuk mund të ulesh afër dikujt në tren apo ti flasësh dikujt që nuk e njeh, në Korenë e Jugut konsiderohet tabu tatuazhi, në Japoni, Indonezi dhe shtete të tjera, seksi është një tabu shumë e madhe.

Aborti konsiderohet tabu në Kili dhe Argjentinë ndërsa ne Spanjë është vetëvrasja.

(A.B)/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment