LIVE UPDATES
Aktualitet

Tabelat në Finiq, PDIU: Akte që nxisin përçarjen

8 Maj 2019, 08:52 Nga DOSJA
Tabelat në Finiq, PDIU: Akte që nxisin përçarjen

TIRANË– PDIU-ja është shprehur se gjeste të tilla si ajo e tabelave në Finiq nxisin përccarjen në vend. Në një deklaratë për mediat, PDIU shkprehet se shqiptarët e Çamësrisë janë ata që e dinë se ç’do të thotë të jesh i diskriminuar, por kurrë kokëulur.

Asnjë s’mund të thotë sot që tabelat nuk ishin në kundërshtim me ligjin dhe pastaj me integritetin e dinjitetin e çdo shqiptari.

Çfarë donin këto tabela me dy gjuhë dhe në fillim me gjuhën greke në Konispol, në Nartë, në Delvinë, ku nuk janë zona minoritare?”- shkruhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklaratë e plotë e PDIU-së

Po shfrytëzojmë rastin për t’i dhënë përgjigje një gazete dhe politikanëve që sulmojnë deklaratën e PDIU-së për tabelat në jug të vendit. Si parti patriotike në një deklaratë kemi denoncuar faktin që tabelat ishin në gjuhën greke dhe pastaj në gjuhën shqipe dhe përtej dy zonave të njohura si minoritare, që në kohën e Mbretit Zog.

Ndërkohë u akuzuam nga politikanë të papërgjegjshëm dhe të blerë, se deklarata ishte e padrejtë dhe ne po nxisnim edhe mungesën e bashkëjetesës.

Sot po i adresohemi në emër të të gjithë shqiptarëve të Çamërisë. Nëse ka një komunitet që e di se ç’do të thotë të jesh i diskriminuar, por kurrë kokëulur, janë shqiptarët e Çamërisë. Kemi përjetuar gjenocidin, spastrimin etnik, vrasjet e fëmijëve, pleqve, burrave dhe grave, jo me armë në dorë, por me bukë në gojë në shtëpitë e tyre. Ne na shpërngulën me dhunë nga vatrat tona vetëm pse ishim shqiptarë.

Për të gjithë ata që e dinë, apo bëjnë sikur nuk e dinë, zonat minoritare të përcaktuara që në kohën e Mbretit Zog, janë Finiqi dhe Dropulli. Aty kanë gjithë të drejtën që të kenë tabela me dy gjuhë, por gjuha e parë në Shqipëri është gjuha shqipe, pastaj vijnë gjuhët e pakicave.

Asnjë s’mund të thotë sot që tabelat nuk ishin në kundërshtim me ligjin dhe pastaj me integritetin e dinjitetin e çdo shqiptari.

Çfarë donin këto tabela me dy gjuhë dhe në fillim me gjuhën greke në Konispol, në Nartë, në Delvinë, ku nuk janë zona minoritare? Nëse doni që të kuptoni se kush e nxit përçarjen, janë pikërisht akte të tilla në kundërshtim me ligjin, që ngjallin sensibilitete njerëzore e kombëtare.

Prandaj ne i bëmë thirrje qeverisë shqiptare që të mos heshtë dhe të mbyllte sytë. Mësuam që ARRSH dhe Policia ndërhynë. Ne për këtë akt në përputhje me ligjin sot i vlerësojmë, por dje nuk rrinim dot pa u thënë që duhet të bëni detyrën dhe ruani dinjitetin e çdo shqiptari.

Për ndonjërin nga këta politikanë që e ka merak Çamërinë dhe Shpëtim Idrizin, për sa i përket se kush jemi ne çamët në raport me të drejtat e njeriut, por edhe me të drejtat e minoritetit grek. Mos harroni që deputetët e PDIU-së bën të mundur që të realizohej reforma territoriale. Mos harroni që pa votat tona nuk do kishim Bashkinë e Finiqit dhe Bashkinë e Dropullit, të njohura që në vitin 1937. Po sigurisht që pa votat tona nuk do kishim as Bashkinë e Çamërisë, që është Bashkia e Konispolit, e që sot drejtohet nga një çam.

Nëse doni të shikoni se si shkojnë minoritarët dhe shqiptarët e Çamërisë, shkoni shikoni në Konispol, ku janë çdo ditë bashkë. Këta jemi ne.

Ishte një denoncim nga historiani Arben Llalla, i cili publikoi disa tabela me emërtime greke dhe shprehej se ishin në territor shqiptar.

Tabelat u hoqën më datë 5 maj gjatë një operacioni të zhvilluar natën nga forcat e policisë dhe ARRSH-të, pasi sipa këtyre të fundit nuk plotësonin kushtet teknike.

Heqja e këtyre tabelave hapi polemika në politikën shqiptare.

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, në një deklaratë të sajën e dënonte këtë akt dhe shtonte se kjo ishte një provokim shumë i rëndë për shtetit shqiptar.

Ndërsa në fjalën e tij, Rama tha se tabelat nuk u hoqën për shkak se gjuha e tyre e parë ishte ajo greke por sepse ato ishin jashtë kritereve teknike.

Nga ana tjetër edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka dënuar heqjen e tabelave dygjuhëshe në Bashkinë e Finiqit. 

Në fjalën e tij, Dule ka dënuar gjuhën e përdorur të urrejtjes nga individë; grupime apo edhe forca politike duke u shprehur se do t’i drejtohej edhe Prokurorisë. 

Një ditë më parë tabelat në gjuhën shqipe u rivendosën në Bashkinë e Finiqit.  

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben llalla arrsh-ja edi rama heqja e tabelave në finiq pdiu tabelat ne finiq vangjel dule arben llalla arrsh-ja edi rama heqja e tabelave në finiq pdiu tabelat ne finiq vangjel dule

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni