Politike

Tabaku: Qeveria ka shpërndarë vetëm 10.8 milionë euro për krizën, punonjësit s’po marrin pagat e luftës

Tabaku ka deklaruar se mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin pagat e luftës.
Featured image of article: Tabaku: Qeveria ka shpërndarë vetëm 10.8 milionë euro për krizën, punonjësit s’po marrin pagat e luftës Jorida Tabaku

Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar së fundmi se qeveria ka shpërndarë vetëm 10. 8 milionë euro për krizën e krijuar nga COVID-19. Në një postim në Facebook, ku ka publikuar të dhënat Open Data, ajo shprehet se punonjësit s’po marrin  dot pagat e luftës.

Kjo do të thotë që mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin pagat e tyre. Biznese që falimentojnë nuk po e marrin ndihmën financiare, familje pa të ardhura nuk po marrin asnjë lekë për të mbijetuar. Biznesi dhe punonjesit duhet të shpëtohen dhe të ndihmohen nga kjo situatë pandemie sespe kostoja e falimentimit të tyre do të jetë shumë më e lartë për gjithë ekonominë tonë.”, shprehet ajo në një postim në Facebook

Reagimi:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qeveria nuk paguan lekët- gënjeshtra dhe premtime boshe për njerëzit. Qeveria po gënjen çdo ditë për ndihmën ndaj biznesit, kur e vërteta është që biznesi nuk sheh asnjë lek në llogarinë e tij. Ato fonde të pakta të vendosura për situatën e krijuar nga virusi nuk po shpërndahen nga qeveria. Sipas të dhënave të thesarit (që mund të gjenden në faqen e open data) qeveria ka disburusar VETËM 10.88 mln euro nga paketat e saj për biznesin e vogël.

Kjo do të thotë që mbi 250 mijë punonjës dhe të vetëpunësuar nuk po marrin pagat e tyre. Biznese që falimentojnë nuk po e marrin ndihmën financiare, familje pa të ardhura nuk po marrin asnjë lekë për të mbijetuar. Biznesi dhe punonjesit duhet të shpëtohen dhe të ndihmohen nga kjo situatë pandemie sespe kostoja e falimentimit të tyre do të jetë shumë më e lartë për gjithë ekonominë tonë. Transparenca në shpërndarjen e fondeve, rialokimi i milionave eurove të PPP te buxheti për COVID-19 janë thelbësore për të shpëtuar ekonominë nga falimenti përgjithshëm. Kjo krizë ka nxjerre në pah të vërtetat e keqqeverisjes së Ramës dhe paaftësisë së tij për të menaxhuar situatën. Por sot koha nuk pret. Sot gënjeshtrat dhe mashtrimet janë të pafalshme sespe ato kushtojnë shtrenjtë. Qytetarët dhe bizneset duhet të marrin menjëherë lekët që ju takojnë.

Foto nga Open Data

J.V/Dosja.al

Shto Koment