Dikur

‘Ta thej kryt aty. Këlysh ku*ve!’/ Koha kur Tom Doshi i hakërrehej Ilir Rusmailit. Sikleti i Saimir Tahirit (VD)

Rikthehemi në vitin 2012 kur Tom Doshi "shpalosi" fjalorin e tij ndaj Ilir Rusmailit. Edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u vu në siklet.

TIRANË– Ditën e sotme në rubrikën “Dikur” do të rikthehemi në 15 shtator të vitit 2012, kohë kur Tom Doshi ishte ende në radhët e PS-së.

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve atë ditë deputeti i PS-së, Tom Doshi dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmaili, shkëmbyen replika të ashpra deri në fyerje.

Rusmaili, në fjalën e tij iu referua skenarit të bllokimit të institucioneve në Moldavi, duke thënë se edhe opozita është ndjekëse e skenarit moldav, me Presidentin, KQZ-në dhe Avokatin e Popullit.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga Doshi, i cili nuk e përmbajti fjalorin duke ëvnë në siklet edhe të pranishmit e tjerë.

Si e merr guximin ti me na thënë moldav ne? Këlysh ku*ve. Ta thej kryt aty. Ta q* rracën aty ku e ke. Ty edhe shumë të tjerë. Ti moldav s’mundesh me na qujt ne,”– u shpreh Doshi. 

Siç duket edhe nga pamjet, i pranishëm në mbledhje ka qënë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili duket tejet në siklet dhe herë pas here tenton që të mbyllë mikrofonin e kolegut të tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment