Aktualitet

“Ta përplas kokën në mur”/ I dënuar në burgun e Shkodrës, Zamir Puka ngre zërin dhe flet me emra: Po më rrezikohet jeta se kërkova të na ndiznin ngrohëset, më lidhën duart e më dhunuan përpara kamerave

Puka shtoi se më datë 27 të dënuarit në këtë burg refuzuan ushqimin në shenjë proteste që tu ndiznin ngrohëset por asgjë nuk ka shkuar ashtu siç prisnin ata. Sipas të dënuarit, një polic në momemtin që i dënuari po fliste me shefin e burgut e ka kërcënuar se do t’ja përplaste kokën në mur. Ai kërkon ndihmë nga institucionet përkatëse.
Featured image of article: “Ta përplas kokën në mur”/ I dënuar në burgun e Shkodrës, Zamir Puka ngre zërin dhe flet me emra: Po më rrezikohet jeta se kërkova të na ndiznin ngrohëset, më lidhën duart e më dhunuan përpara kamerave Burgu ne Greqi

SHKODËR– Zamir Puka, i dënuar për përndjekje ka deklaruar se është dhunuar dhe i janë thyer brinjët nga efektivët e burgut ku po kryen dënimin. Puka telefonoi në emisionin “Ora Juaj”, dhe deklaroi se policia e burgut të Shkodrës ku ai është mbyllur e kanë rrahur, pas një mini-revolte që ka krijuar bashkë me të dënuarit e tjerë.

Puka shtoi se më datë 27 të dënuarit në këtë burg refuzuan ushqimin në shenjë proteste që tu ndiznin ngrohëset por asgjë nuk ka shkuar ashtu siç prisnin ata. Sipas të dënuarit, një polic në momemtin që i dënuari po fliste me shefin e burgut e ka kërcënuar se do t’ja përplaste kokën në mur. Ai kërkon ndihmë nga institucionet përkatëse.

“Më kërcënohet jeta në burg. Me datën 27, rreth orës 6 kishim refuzuar ushqimin i gjithë sektori që të na ndiznin ngrohëset. Vjen një shef me emrin Arbër Labi me gjithë grupin e sigurisë dhe po flisnim. Kur po flisja unë, ndërhyn dhe flet një polic, unë i them që po flisja me shefin dhe më tha “Unë të thyej kokën në mur”. Më kapën dhe me lidhën me duar mbrapa. Më gjuajtën me grushta dhe shqelma barkut e brinjëve, kokës. Në mes të sektorit dhe kamerave. Më kanë marrë dhe më futën në izolim, më gjuajtën edhe atje. Më kanë thyer brinjët. Kam kërkuar që të më çojnë në spital me insistim dhe nuk më kanë çuar. Më kanë mbyllur në dhomë deri dje. Kam kërkuar SHKB dhe nuk ka ardhur. Kam kërkuar që të më dërgojnë në spital për të bërë një vizitë, sepse jam i dëmtuar. Plus që i kam të gjithë organet e dëmtuara se kam bërë një grevë urie 20 ditore, sepse e kam mbaruar dënimin. Nuk më lënë që të nxjerr denoncim dhe nuk më dërgojnë në spital. Nuk kam avokat, por këto kanë thyer disa nene si tortura, shpërdorim detyre, mosdhënia e ndihmës. Këta shkojnë për ndjekje penale”, ka thënë i dënuari gjatë telefonatës së tij,”- tregoi ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zamir Puka është arrestuar në vitin 2018. Ai ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2017 ishte dënuar me pesë vite burg për përndjekje.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment