Diaspora

‘Ta ngjyrosim me të bardhë qytetin’/ 28 vite nga vrasja e prokurorit Falcone, nuk harrohet nga qytetarët, GJESTI që po planifikohet

Kryetari i Komunës “Piana degli Albanesi” në Siçili të Italisë, arbëreshi Rosario Petta, i cili është edhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, ka shpërndarë në rrjetet sociale një njoftim sensibilizues për vrasjen e .
Featured image of article: ‘Ta ngjyrosim me të bardhë qytetin’/ 28 vite nga vrasja e prokurorit Falcone, nuk harrohet nga qytetarët, GJESTI që po planifikohet Giovani Falcone

ITALI– 28 vjet më parë u ekzekutua në Palermo prokurori Giovanni Falcone nga klani i Cosa Nostra-s. Në kuadër të përkujtimin të kësaj ngjarje tronditëse për mbarë vendin, kryetari i Komunës “Piana degli Albanesi” në Siçili të Italisë, arbëreshi Rosario Petta, i cili është edhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, ka shpërndarë në rrjetet sociale një njoftim sensibilizues.

“Ta ngjyrosim me të bardhë qytetin, në mënyrë që të mos harrojmë!,”-shkruhet në njoftimin e tyre.

Banorët e “Piana degli Albanesi” do t’i mbulojnë me çarçafë të bardhë ballkonet e tyre dhe do të mbajnë një minutë heshtje, sot në orën 17.58, pikërisht në kohën ekzakte që u vra Falkone.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky homazh vjen për të kujtuar të gjitha viktimat e masakrave dhe për të gjithë njerëzit që përçojnë parimet e guximit dhe të ndershmërisë.

Më 23 maj 1992, në moshën 53-vjeçare Falcone u vra bashkë me gruan dhe tre truproja nga klani i Cosa Nostra-s Korleonesi me një bombë prej gjysmë ton lëndë shpërthyese. Vrasja e tij u organizua nga mafiozi famëkeq Salvatore Riina si hakmarrje për dënimet e qindra gangsterëve që kishte firmosur Falcone gjatë operacionit “Gjurmëve të Mëdha”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment