PolitikeRajoni

Ta mohojnë sa të duan! “Non paper” ekziston, presidenti i parë i Sllovenisë tregon PRAPASKENAT: Brukseli e di se kush është autori

Milan Kuçan shtoi se të gjitha republikat kanë të drejtën e kufijve të tyre dhe se shpërbërja e Jugosllavisë duhet të përfundojë brenda kufijve ekzistues.
Featured image of article: Ta mohojnë sa të duan! “Non paper” ekziston, presidenti i parë i Sllovenisë tregon PRAPASKENAT: Brukseli e di se kush është autori Foto ilustruese

LUBJANË- Presidenti i parë i Sllovenisë, Milan Kučan, deklaroi se ka padyshim një letër për një ndryshim të mundshëm të kufijve në Ballkan, megjithëse në Slloveni zyrtarët mohojnë që fshihen pas kësaj teze.

Kuçan shtoi se të gjitha republikat kanë të drejtën e kufijve të tyre dhe se shpërbërja e Jugosllavisë duhet të përfundojë brenda kufijve ekzistues.

“Tani rezulton se dihet në Bruksel kush është autori i “non paper”, si dhe përmbajtja e plotë e dokumentet, por ata nuk duan ta zbulojnë atë për shkak të efektit shkatërrues në marrëdhëniet ndërkombëtare,“-tha Kuçan për Radio Evropa e Lirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë përmban i ashtuquajturi dokumenti “non paper”?

Dokumenti që u publikua fillimisht në gazetën “Koha Ditore” dhe më pas edhe nga medie të tjera në Kosovë, flet për themelimin e një “distrikti autonom” në veriun e Kosovës (Mitrovicë, zonë me popullsi serbe) si dhe që Kosova dhe Serbia të njohin tërësinë tokësore dhe sovranitetin e njëra tjetrës. Sipas “Kohës Ditore” dokumenti joformal (non-paper), pretendohet se është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si një nismë për përmbylljen e bisedimeve Kosovë – Serbi, por nuk është konfirmuar asnjëherë nga të lartpërmendurit. Gjithashtu ndër të tjera në dokument thuhet se Kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të marrëveshjes ligjërisht detyruese “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit me OKB-në dhe Interpolin.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment