Sport

“Ta kthejmë futbollin në shtëpi”, Boris Johnson i entuziasmuar nga organizmi i Londrës për Euro 2020, planifikon kandidaturën për Botërorin 2030

Një situatë e tillë ka bërë që numri një i qeverisë angleze të premtojë kandidaturën e Anglisë për Kupën e Botës për vitin 2030.
Featured image of article: “Ta kthejmë futbollin në shtëpi”, Boris Johnson i entuziasmuar nga organizmi i Londrës për Euro 2020, planifikon kandidaturën për Botërorin 2030 Boris Johnson

ANGLI– Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson duket i entuziasmuar nga organzimi i Londrës në lidhje me ndeshjet që janë zhvilluar në Euro 2020. Një situatë e tillë ka bërë që numri një i qeverisë angleze të premtojë kandidaturën e Anglisë për Kupën e Botës për vitin 2030.

“Ne jemi shumë të fokusuar në projektin për ta rikthyer futbollin në shtëpi”, deklaron Johnson që shton se një evdniment i tillë do të ishte një shtysë e madhe për vendin pas largimit nga Bashkimi Europian.” Kreu i kabinetit anglez zhvilloi një takim me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin ku mori mbështetjen e sllovenit.Qeveria angleze ka akorduar një fond prej 3 milionë eurosh për të nisur punën e përgatitjes se dokumentacionit. Konkurrenti më i fortë i Anglisë në këtë garë mund të jetë Kina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment