Politike

“Ta gëzojnë brezat”, Rama publikon pamje nga stadiumi “Air Albania”: U kry (FOTOT)

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar disa foto nga stadiumi dhe shkruan se tashmë puna ka përfunduar.  “Ta gëzojnë brezat”, shkruan Rama dhe shton se ky impiant sporit do të jetë me 5 yje.
Featured image of article: “Ta gëzojnë brezat”, Rama publikon pamje nga stadiumi “Air Albania”: U kry (FOTOT) Foto nga stadiumi “Air Albania”

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lënë pas debatin që ka përfshirë politikën dhe në rrjetet e tij sociale ka promovuar stadiumin e ri kombëtar, ‘Air Albania’ që pritet të hapë zyrtarisht dyert të dielën në mbrëmje.

Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar disa foto nga stadiumi dhe shkruan se tashmë puna ka përfunduar.  “Ta gëzojnë brezat”, shkruan Rama dhe shton se ky impiant sporit do të jetë me 5 yje.

U KRY TA GËZOJNË BREZAT🇦🇱👐🏿 #FORCASHQIPËRIA️”, shkruan Rama në Facebook.

Stadiumi kombëtar “Air Albania” do të hapë dyert të dielën në 20:45 ku pritet të luhet ndeshja Shqipëri-Francë, e vlefshme për Euro 2020. Në ndeshjen mes kombëtares kuqezi dhe kampionëve të botës, shkallët e stadiumit pritet të jenë plot pasi kërkesat për biletat kanë qenë të mëdha. Shumë supriza ka premtuar FSHF për ndeshjen inauguruese, ku do të marrin pjesë shumë nga figgurat e njohura të sportit dhe të politikës gjithashtu.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në ““Ta gëzojnë brezat”, Rama publikon pamje nga stadiumi “Air Albania”: U kry (FOTOT)

  1. O Rama o mashtrus

Shto Koment