Bota

Synon enët e gjakut dhe zemrën, virusi i ri vënë rrezik fëmijët dhe të rinjtë në Angli, kujdes: Ka simptona të ngjashme me Covid-29, por nuk është i njëjti

Media ndërkombëtare, referuar të njëjtave burime, shkruan se virusi i ri ka simptomat e Covid-19, por grupi më i rrezikuar janë të rinjtë.
Featured image of article: Synon enët e gjakut dhe zemrën, virusi i ri vënë rrezik fëmijët dhe të rinjtë në Angli, kujdes: Ka simptona të ngjashme me Covid-29, por nuk është i njëjti Foto Ilustruese
Përditësuar:

MBRETËRI E BASHKUAR– Mjeket në Britaninë e madhe ka ngritur një shqetësim për një virus të ri që po shfaqet tek fëmijët. “The Sun” shkruan se Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar ‘për një goditje’ të re, paralelisht me koronavirusin, që po sulmon të rinjtë dhe fëmijët.

Media ndërkombëtare, referuar të njëjtave burime, shkruan se virusi i ri ka simptomat e Covid-19, por grupi më i rrezikuar janë të rinjtë.

“Ka shqetësime se një virus inflamator i lidhur me Covid-19 po shfaqet tek fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë tre javëve të fundit, ka pasur një rritje të dukshme të numrit të fëmijëve të të gjitha moshave që paraqesin një gjendje inflamatore që kërkon kujdes intensiv,”– shprehen shefat e shëndetësisë thanë:

Deri më tani, numri i fëmijëve të prekur ka qenë i vogël dhe kryesisht në Londër, por pediatrit e vjetër janë të shqetësuar. Shqetësimet filluan të shtoheshin që ditën e dielë, nga Shoqata e Kujdesit Intensiv Pediatrik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ju lutemi sillini fëmijët që paraqesin këto simptoma si raste urgjente,”- thuhej në njoftim.

Mjekët paralajmëruan gjithashtu se rastet kanë tipare të sindromës së shokut toksik që godet enët e gjakut dhe zemrën. fëmijët mund të kenë ënjtje të brendshme, ethe dhe probleme me frymëmarrjen.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment