Showbiz

“Synoj televizionin”/ Kush është Arjan Baçi, njeriu që administron nga shteti Ora News, e bija me ëndërr të madhe…”premisat” e Iliadës që u shpall “Miss Shqipëria”

FOTO
Iliada Baci, vetëm 16 vjeçe, u kororëzua pak ditë më parë “Miss Shqipëria 2020”, dhe mban në kokë kurorën e më të bukurës për këtë vit.
Featured image of article: “Synoj televizionin”/ Kush është Arjan Baçi, njeriu që administron nga shteti Ora News, e bija me ëndërr të madhe…”premisat” e Iliadës që u shpall “Miss Shqipëria” Arjan Baçi dhe e bija, Iliada

TIRANË– Arjan Baçi, personi që është caktuar administrator i pronave të Ylli Ndroqit ka një ‘as nën mëngë’, për të realizuar ëndrrën e vajzës së tij.

Iliada Baci, vetëm 16 vjeçe, u kororëzua pak ditë më parë “Miss Shqipëria 2020”, dhe mban në kokë kurorën e më të bukurës për këtë vit.

Pasi mori çmimin e madh, Iliada, në një intervistë për Gazeta Shqiptare, ka theksuar shumë herë ëndrrën e saj për televizionin.

Do e doja shumë një mundësi në botën e televizionit. Do analizoja çdo mundësi që do më afrohej. Do të dëshiroja shumë një ofertë për një program sportiv, jo se është bërë modë tashmë për miset e kurorëzuara, por për faktin se është bota që njoh më pak dhe do të doja ta pasuroja këtë fushë. Por, edhe një program muzikor ose program për të rinjtë do ishte një ofertë shumë e mirë dhe do e pranoja më shumë kënaqësi,”– rrëfeu më 20 korrik të këtij viti 16-vjeçarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhe tashmë, në duart e babait të saj, mes shumë pronave është edhe televizioni Ora News. Të jetë vallë ky televizion, vendi ku Arjan Baçi do të realizojë ëndrrat e të bijës?

Përmes postimeve në profilin e tij në Facebook, Baçi ka shpërndarë shumë lajme, duke treguar se është mjaft krenar për arritjen e të bijës si më e bukura e Shqipërisë, kështu pse jo…mund t’i japë ‘një dorë’ për karrierën në televizion.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment