Showbiz

Surprizat s’paskan mbaruar për Encën, pas trendafilave dhe hashashit këngëtarja kalon një tjetër natë romantike

Enca na "prezanton" me një tjetër surprizë që ka marrë. Ajo shfaqet në një dhomë gjumi, ku duket një krevat i zbukuruar me trëndafila rozë në formë zemre.
Featured image of article: Surprizat s’paskan mbaruar për Encën, pas trendafilave dhe hashashit këngëtarja kalon një tjetër natë romantike Enca Haxhia

Një tjetër natë romantike duket se ka kaluar këngëtarja Enca. Përmes një videoje të postuar në Instastory, Enca na “prezanton” me një tjetër surprizë që ka marrë. Ajo shfaqet në një dhomë gjumi, ku duket një krevat i zbukuruar me trëndafila rozë në formë zemre. “Tjetër ditë, tjetër krevat i zbukuruar me trëndafila rozë”, shkruan ajo në videon e postuar në rrjete sociale.

Postimi i Ences ne Instastory

Edhe gjatë ditës së djeshme, këngëtarja ka publikuar dy foto, ku në njërën dukej një atmosferë romantike në një dhomë gjumi, një krevat i zbukuruar me lule rozë dhe në foton tjetër duken dy cigare hashash të lidhur me një fjongo rozë.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment