Sport

Surprizat e merkatos, Juve i prish punë Lazios, kërkon t’i rrëmbejë David Silvën

Tratativa e Lazios me David Silva ka ngecur dhe sipas mediave italiane, flitet se Juventus ka shfaqur interesim për lojtarin.
Featured image of article: Surprizat e merkatos, Juve i prish punë Lazios, kërkon t’i rrëmbejë David Silvën Pirlo dhe David Silva

ITALI-Tratativa e Lazios me mesfushorin spanjoll David Silva ka ngecur, pasi ky i fundit nuk ka hedhur ende firmën në kontratë siç pritej. Mësohet se shkak për frenimin e marrëveshjes është bërë një interesim nga ana Juventusit. Deklarata bombë është lëshurar nga Claudio Anelluci, agjent i FIFA-s dhe ish-agjent i Cavanit.

Fjalët e Anellucit, vijnë në një kohë kur tekniku i ri bardh e zi, andrea Pirlo, po zhvillon një takim me drejtorin teknik Fabio Paratici, në lidhje me afrimet dhe largimet nga skuadra. Sipas mediave italiane ka një mundësi që Silva të kalojë tek Juventus, pasi spanjolli ka edhe miratimin e Pirlos.

Megjithatë nuk ka ende konfirmim dhe për momentin janë thjesht thashetheme merkatoje. Aktualisht kampionët e Italisë janë të përqëndruar tek largimet, ndërsa blerjet do të diskutohen në një moment të dytë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Corrieredellosport

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment