Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
SURPRIZA/ Aqif Rakipi fut djalin në listën e PS në Tiranë, vetë u dogj nga dekriminalizimi por shpresat i ka tek i biri
9 Mars 2021, 12:48Nga DOSJA
TIRANE- Aqif Rakipi, ish-deputet e humbi përfundimisht të drejtën të hynte në Kuvend më 21 shkurt 2019, kur Gjykata Administrative i rrëzoi padinë për t’u rikthyer në Kuvend.
Rakipit iu hoq mandati në vitin 2018 bashkë me Gledion Rehovicën pas verifikimit se në Itali ishte arrestuar në vitin 1998 për vjedhje. Këtë arrestim ai e kishte fshehur në formularin për dekriminalizimin dhe KQZ i hoqi mandatin pas verifikimit të shkresës që erdhi nga pala italiane përmes Interpolit.
Në këto rrethana, kur dyert ligjore i janë mbyllur nga të 4-ta anët dhe ai vetë nuk mund të garojë, në zgjedhjet për 25 prillin, një emër në dukje i panjohur vjen nga Partia Socialiste.
Dosja.al gjeti suprizën…
Ai është Orlando Rakipi, djali i Aqif Rakipit, i renditur i 30-i në listën e Partisë Socialiste në Tiranë. Duke u fshehur pas 29 emrave të tjerë, djali i Aqif Rakipit është një nga kandidaturat që iu ofrohet qytetarëve të Tiranës të votojnë më 25 prill.
Ajo që mbetet tashmë për tu parë është fakti se a do të mundet që Rakipi, 27 vjeç, pa eksperiencë të mëparshme politike të mundet të çajë murin e ngritur nga Kodi Zgjedhor dhe të marrë më shumë se mesatarja e votave që i duhet PS për të marrë mandat në Tiranë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar listat e kundërshtarëve të tij më të mëdhenj politikë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një konferencë...
Mospërfshirja e emrit të Ditmir Bushatit, ish ministrit të Jashtëm në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste ishte një nga surprizat e selisë r...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar sloganin e Partisë Socialiste, i cili do të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij, kryesocialisti...
TIRANË– Në krye të listave, gra dhe të rinj për të mbuluar deputetët biznesmenë. Kjo është panorama që shfaqet sapo hyjmë në thellësi të emrave të listës s...
TIRANË– Ish-ministrja, Eglantina Gjermeni nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste. Ky lajm u bë i ditur ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama. Gje...
TIRANË– Partia Demokracia Sociale e drejtuar nga Paskal Milo është tërhequr nga zgjedhjet e 25 prillit.Dosja.al mëson së Partia Demokracia Sociale nu...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë një video mesazh me qytetarët shqiptarë, një ditë pasi dorëzoi listat e kandidatëve të ...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka dalë sërish para Gjykatës për të marrë pjesë në gjyqin e radhës lidhur me çështjen e “A...
Procedurat për plotësimin e listave zgjedhore nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë përfunduar, me shpalljen e kandidatëve parlamentarë për zgjedhje...
TIRANË– Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka refuzuar kërkesën e gjyqtares Enkelejda Hoxha për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Disa ditë më...