Sport

Superliga: Partizani ndalet nga Bylisi, Skënderbeu mposht Teutën

9 gola në dy ndeshje, sot pamë spektakël
Featured image of article: Superliga: Partizani ndalet nga Bylisi, Skënderbeu mposht Teutën Foto nga ndeshja Partizani-Bylis

Sapo janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të në kampionatin shqiptar.

Surpriza e sotme ishte Bylisi, që barazoi 2-2 me Partizanin në “Air Albania”. Ishte një gjë e papritur, kur merr parasysh faktin se në 30 minutat e para “Demat e kuq” ishin duke fituar 2-0.

Cordeiro dhe Çinari ishin dy autorët e golave për kryeqytetasit, derisa Ntephe shkurtoi diferencën pas një gabimi të Solomonit. Bylisi luftoi deri në fund dhe katër minuta nga fundi gjeti dhe goli i barazimit, me Guindon. Goli erdhi pas një gafe në defensivën e Partizanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu fitoi 3-2 ndaj Teutës. Bregu iu dha avantazhin vendasve, por ishte Kallaku ai i cili shënoi golin e barazimit. Skënderbeu mori përsëri avantazhin në fund të pjesës së parë pas penalltisë së shënuar nga Dita.

Pjesa e dytë nisi me gol të Çyrbjes. Nuk ishte e thënë për Teutën, pasi Bregu shënoi në të 73-tën golin e fitores për të tijtë. Në fund, hero ishte Koliçi, pasi ndali një 11-metërsh të Kallakut.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment