Sport

Superliga nis javën e ardhshme?

Presidenti i Ligës, Edvin Libohova, ka deklaruar se do të ketë një mbledhje ditën e hënë me drejtuesit e klubeve, për të diskutuar çështjen e bojkotit edhe rreth rifllimit të kampionatit...
Featured image of article: Superliga nis javën e ardhshme?
Përditësuar:

TIRANE – Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, ulja në tryeze e drejtuesve të Ligës Profesioniste dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Financave, është një shenjë jo vetëm e gjetjes së gjuhës së përbashkët, por edhe të rifillimit të Superligës.

Megjithatë, në daljen pas takimit të ralizuar ditën e enjte, presidenti i Ligës, Edvin Libohova, ka deklaruar se do të ketë një mbledhje ditën e hënë me drejtuesit e klubeve për të diskutuar rreth kërkesave ndaj Qeverisë, por njëkohësisht edhe për rifllimin e kampionatit.

E që bojkoti është drejtë përfundimit, këtë gjë e ka nënkuptuar në njëfarë mënyre edhe skuadra e Teutës, e cila në postimin e rradhës në rrjetet sociale, njofton përgatitjet për ndeshjen e javë së parë të këtij sezoni, javën e ardhshme ndaj Skënderbeut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment